Hilet e bukurisë që i përdorin modelet e brendit "Victoria's Secret"

  • 12 April 2019 - 15:40
Hilet e bukurisë që i përdorin modelet e brendit

Modelet e brendit "Victoria's Secret" janë jashtëzakonisht të bukura, kështu që jemi të mahnitur kur mësojmë disa hile bukurie nga modelet e "Victoria's Secret" 

Image

Kjo, për befasi, është një nga fshehtësitë më interesante të bukurisë nga modelet e brendit "Victoria's Secret". Kemi menduar se janë të thara me ajër nga koka e deri te këmbët, por po del se vajzat nga brendi "Victoria's Secret" janë super të nxira, sepse kjo u ndihmon t'i mbulojnë mangësitë. Tash e dini.

Image

 Kjo në fakt është një ide shumë e mençur. Për puçrrat apo skuqjet në trup, shenjat e lindjes apo nishanet, ose mangësitë e tjera që dëshironi t'i mbuloni provoni me korrektues që është rezistent ndaj ujit. Provoni korrektuesit "NARS", si dhe për një ditë në plazh, "Dermablend Leg" dhe "Body Cover' me faktor mbrojtës 15 bën mrekullinë. Zgjat një ditë dhe do të dukeni të hatashme.

Image

 Kjo është diçka që të gjithë e dimë! Gjithmonë ka qime të ashpra dhe gunga në trup. Është e vështirë të bëni një rrojë të përsosur apo një dyllë që zgjat. Shumica nga modelet e" Victoria's Secret" i qasen laserit. Nëse nuk ju pëlqen kjo ide, atëherë hidratimi dhe shtresimi ndihmon për rezultate më të mira.

Image

Modelet e "Victoria's Secret" kanë lëkurë që duket e përsosur. Kjo pjesërisht për bronzuesit dhe vetënxirjen që përdorin. Por, a habiteni se si duken kaq natyrale? Fshehtësia është te shtresat, zonja! Por, mos harroni as hidratimin. Po ashtu, kujdesuni mos të aplikoni në gjinj, bërryla. Shumicës prej tyre u sugjerohet të pinë shumë lëngje në mënyrë që të kenë lëkurë të butë dhe të pastër. 

Image

Besojeni apo jo, madje edhe modelet e "Victoria's Secret" kanë celulit! Një nga llojet e kremit që modelet e "Victoria's Secret" e adhurojnë është "Clarins Body Lift Cellulite Control". Është produkt që funksionon dhe korrigjon celulitin.

Image

Nuk keni qerpikë të rremë pranë? Mos u brengosni. Mbani kartën e biznesit prapa qerpikëve dhe vetëm shtyni maskarën lart. Do t'ju bëjë sikur keni aplikuar qerpikë të rremë.

Image

(Kosova Sot)