Top 5 ngjyrat e flokëve, paralajmërimi për trendët e verës 2019

  • 27 April 2019 - 17:37
Top 5 ngjyrat e flokëve, paralajmërimi për trendët e verës 2019

Ndoshta jeni nga ato femrat që ju qëndroni besnike nuancave të provuara të flokëve të ngjyrosur, për të cilat e dini se kurrë nuk do të gaboni, e ndoshta jeni edhe midis atyre që pëlqeni të eksperimentoni. Shikoni, ju zbulojmë 5 ngjyra të flokëve në vazhdim, për të cilat mund të thuhet se do të jenë trendët më popullorë në ngjyrosjen e flokëve.

NGJYRA E BAKRIT

Image

Kur bëhet fjalë për tonet e bakrit, zakonisht jemi mësuar t'i ndërlidhim me sezonin vjeshtor. Por, këtë verë do të jenë në shkëlqim të plotë edhe në diellin veror. Gjithsesi, të gjitha ju që pëlqeni ngjyrat e ngrohta, mund të jetë inspirues nëse dëshironi që të ndryshoni flokët dhe të krijoni një ndryshim.

NGJYRA E RËRËS SË BARDHË

Image

Natyrisht se vera nuk kalon pa nuanca të verdha. Më saktësisht, kësaj radhe bëhet fjalë për hitin e ri të ngjyrosjes kur bëhet fjalë për tonet e verdha, ky trend tashmë ka marrë interpretime të ndryshme - nga ngjyra e rërës së bardhë, deri te e verdha nordike, që është shndërruar në trend të vërtetë në "Instagram".

NGJYRA KORALE

Image

Kur jemi te teni i nxirë, ai gjithmonë shkon mirë me nuancat korale, edhe kësaj radhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me kombinimet e modës, por edhe në ngjyrën e flokëve. Pra, ky propozim vlen për të gjitha pjesëtaret e gjinisë së bukur që pëlqeni të eksperimentoni paksa dhe nuk dëshironi t'ju përmbaheni ngjyrave klasike kur bëhet fjalë për ngjyrosjen e flokut.

E VERDHA NATYRALE

Image

Ja edhe mbretëresha e të verdhës në nuancat e veta tipike të ngrohta dhe në kombinim me tone të errëta, këtu e keni fjalën për teknikën e ngjyrosjes 'belayage'. Duhet ta pranojmë, është më e preferuara.

ROZË-LIMONADË 

Image

Dhe, edhe një herë nuancat e vërteta verore në fillesat e flokëve. Rozë-limonadë është shumë efektive, e përsëri nuk është e tepruar dhe më së miri u rri atyre fermave me ten të ftohtë dhe të ndritshëm.

(Kosova Sot)