Këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë natës

  • 20 April 2019 - 18:07
Këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë natës

Edhe nëse nuk aplikoni grim, pastërtia e fytyrës tuaj është esenciale. Aplikimi i rutinës për pastrimin e fytyrës natën ju lejon që të keni një lëkurë më të shëndetshme dhe më të re.

GJITHMONË HIQENI GRIMIN

Image

Hapi i parë në kujdesin e lëkurës gjatë natës është hapi më i rëndësishëm. Duhet të hiqni grimin para se ta përgatitni fytyrën për të fjetur. Nëse nuk e hiqni, gjurmët e grimit do t'i bllokojnë poret dhe do të zgjoheni me shenja.  

PËRDORNI PASTRUES TË BUTË PËR LËKURË

Image

Edhe nëse nuk aplikoni grim, hapi i dytë këtu është të pastroni thellësisht lëkurën tuaj. Kështu, eliminoni papastërtitë, pluhurin dhe qelizat e vdekura që lëkurës tuaj i japin një dukje të turbullt.

TONIK KUNDËR DHIMBJEVE

Image

Pastaj, rutina e natës për kujdesin ndaj lëkurës duhet të përfshijë tonik për të lehtësuar nga shenjat e lodhjes që i keni përjetuar gjatë ditës. Toniku i mbyll poret, ekuilibrin dhe ofron hidratim për lëkurën.

PËRDORNI SERUMIN E DUHUR PËR LËKURËN TUAJ

Image

Serumet janë produkte që i aplikoni para kremit që parandalon tharjen e lëkurës dhe përmban përqendrim të lartë me nutrientë. Mund ta aplikoni në mbrëmje dhe në mëngjes. Por, para se të shkoni në shtrat ka efektin më të madh.

KREM VETËM PËR NATËN

Image

Duke filluar në moshën 25 vjeçe, mund të filloni me përdorimin e kremit për natën. Duhet ta dini sekreti të cilin e aplikoni gjatë natës nuk është i ngjashëm me ata që i aplikoni gjatë ditës. Gjatë natës, teksa pushoni, lëkura juaj absorbon nutrientët më mirë se sa ditën. Prandaj kremi duhet të përmbajë më shumë nutrientë.

MASAZHI ËSHTË SHUMË EFEKTIV

Image

Nëse i keni edhe disa minuta për ta kompletuar rutinën e kujdesit të lëkurës gjatë natës, duhet t'i bëni masazh fytyrës tuaj. Ose më mirë, masazhin mund ta bëjë partneri, dikush nga familja.

PUSHONI MJAFTUESHËM

Image

Dhe në fund, për të kompletuar kujdesin e natës për lëkurën tuaj, mos harroni këto këshilla përfundimtare: Dhoma e gjumit duhet të jetë e errët. Provoni të flini me fytyrën lart. Harroni brengat dhe telashet. 

 

(Kosova Sot)