Stilet e flokëve që këtë pranverë diktojnë trendë

  • 18 April 2019 - 18:03
Stilet e flokëve që këtë pranverë diktojnë trendë

Të gjitha femrat kanë stilet e preferuara të flokëve dhe mënyrën si i rregulloni me stil, me përjashtim të atyre femrave që pëlqejnë të eksperimentojnë, sikur bëhet fjalë për ngjyrosjen e flokëve, e po ashtu edhe në mënyrën e gjatësisë së flokëve. Kjo do të thotë se gërxhorët nuk janë armiku më i madh i tyre. 

RETRO NË STILIN E VITEVE TË 70-TA

Image
Image

Nëse jeni adhuruese e stilit retro, atëherë ky stil i flokëve mund t'ju pëlqejë. Sipas stilistëve, ideal është për verë, nuk kërkon shumë dhe ngjason me stilet e flokëve që ishin hit absolut në vitet e shtatëdhjeta. Pra, theksimi është në volum dhe në të popullarizuarat "beach waves", e mund t'i kombinoni edhe balluket. Të themi se me krejt këtë do të përshtatej edhe ndonjë fustan retro. 

'BOB' I ASHPËR

Image
Image

Që kur stili 'bob' tash e disa vite është një nga stilet më të preferuara të flokëve të shkurtë, nuk del nga fokusi. Është ideal për ato që duan ndryshimin dhe për zonjat që përfundimisht kishin guximin për të shkurtuar flokun. Në këtë rast, "bob" - gjatësia e flokut me mjekër vërtet është ideale. Me sa duket ky stil i flokut është i preferuar edhe për nxehtësinë verore. Ajo që theksohet janë linjat e ashpra dhe po ashtu kombinimi me balluke. Po ashtu, edhe "bob" asimetrik vjen në shprehje.

GJATËSIA MESATARE E FLOKËVE

Image
Image

Dhe gati krejt në fund propozimi për stilin e flokëve për ato zonja që nuk do të ndryshonin shumë dhe kurrsesi nuk do të eksperimentonin. Në atë rast, gjatësia e flokëve pak nën kraharor, të prerë kryesisht e të shkallëzuar, klasike e vërtetë. Po ashtu, valët e buta edhe këtu janë zgjidhje e mirë nëse dëshironi që flokëve t'i shtoni volum. ... apo ndoshta një 'bob' paksa më të gjatë është variant i stilit 'bob' në linjë me kraharor.

(Kosova Sot)