Këshilla bukurie të “shkollës së vjetër” që duhen provuar

  • 28 April 2019 - 08:25
Këshilla bukurie të “shkollës së vjetër” që duhen provuar

Këshillat e vjetra të bukurisë, apo të shkollës së vjetër, me gjasë vijnë nga gjyshet, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë efekt. Vetëm se diçka është e vjetër kjo aspak nuk do të thotë se nuk funksionon. Ka edhe arsye përse këto zonja të vjetra edhe sot e kësaj dite i përdorin, prandaj edhe funksionojnë. Kështu, vetëm vazhdoni dhe provoni disa nga këto këshilla të shkollës së vjetër dhe do të shihni saktë se ku e kemi fjalën.

Image

Trangujt në sy

Me gjasë i keni vërejtur yjet e bukura të filmave ku kohë pas kohe shtrihet me shtresat e trangullit në sytë e tyre. Kjo për faktin se trangujt vërtet mund të ‘shfryjnë’ sytë dhe qeskat e syve, e trangujt janë një nga ilaçet më të mira natyrale në këtë drejtim. Rriskat e trangujve janë përplot me lëng derisa janë të ftohta, me kombinimin magjik për reduktimi e fryrjeve që ju bëjnë të dukeni se keni pushur mirë pa marrë parasysh sa ka zgjatur nata juaj.

Image

 Petalet e trëndafilit për buzëkuq

Kohë më parë, femrat kanë mbajtur petale trëndafili midis gishtërinjve të tyre për t’i fërkuar për buzët e tyre. Nëse nuk keni nuanca të mira të buzëkuqit dhe pëlqeni këtë, atëherë petalet e trëndafilit në buzëkuq e bëjnë të veten. Plus, e dini se trëndafilat janë natyrale dhe janë krejt organike dhe nuk përmbajnë aspak nga kemikaket e dëmshme që buzëkuqit tradicionalë përmbajnë.

Image

Shpëlarja me ujë të ftohtë

Pastrimi i fytyrës me ujë të ftohtë akull ndihmon mbylljet e poreve, që pastron pluhurin dhe kimikatet nga produktet që mund të shkaktojnë shfaqjen e akneve. Pasi të keni pastruar fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe me pastruesin tuaj të preferuar, shpëlani edhe një apo dy herë me ujë të ftohtë akull. Po ashtu, një teknikë si kjo mund ta përdorni edhe në pjesën tjetër të trupit apo në fund të dushit t’i jepni një të lagur të ftohtë trupit.

Image

Vazelina

Vazalina dikur ishte përdorur për më shumë se vetëm zbutjen dhe shërimin e buzëve të çara. Yjet e filmave e kanë përdorur që kapakëve të syve t’ju japin shkëlqim në vend se të aplikojnë hije të syve. Po ashtu, përdoret pas një nate të gjatë për të parandaluar fryrjen e syve në mëngjes. Thjesht fërkoni para se të shkoni në gjumë dhe do të zgjoheni me fytyrë të freskët agatë gjithë ditës.

Image

Pudra e foshnjave

Në vend se të shpenzoni të gjithë ato të holla nëpër shampotë e thatë, vetëm merrni pak nga pudra e foshnjave. Prandaj ato gra të hatashme kohë të gjatë e kanë përdorur për të vendosur në flokun e tyre apo edhe në lëkurën e flokut. Thjeshtë hidhni pak në flokun dhe bëni masazh. Pluhuri absorbon vajin dhe i jep flokut një qime të pastër dhe me volum.

Image

Sheqeri për pastrim

Sheqeri është produkti i preferuar i shumë fermave për pastrimin e fytyrës. Vetëm e përzieni me pak vaj ulliri. Kjo mënyrë heq qelizat e vdekura mbi lëkurë dhe lëkurën nuk e ekspozon ndaj efekteve të dëmshëm.

(Kosova Sot)