A po ju shëmton grimi? Kodi i thjeshtë i bukurisë, përmes të cilit buzëkuqi, hija e syve dhe bronzuesi përshtaten me tonin e lëkurës suaj

  • 01 May 2019 - 15:02
A po ju shëmton grimi? Kodi i thjeshtë i bukurisë, përmes të cilit buzëkuqi, hija e syve dhe bronzuesi përshtaten me tonin e lëkurës suaj

Është i dizajnuar për ta përmirësuar dukjen e femrës, por grimi juaj mund të ketë edhe efekt të kundërt. Ekspertët pohojnë se është një kod i thjeshtë i ngjyrave, të cilin e ndiqni që përmes tyre thekson specifikat më të mira të fytyrës - në vend se ta dëmtojnë dukjen tuaj.

Me aplikimin e duhur të ngjyrave të grimit, ju mund ta shndërroni totalisht, për të mirë, grimin tuaj. Si eksperte që është, Lisa Franklin, shpjegon: 'Hapi i parë në funksionimin e grimit më të mirë në lëkurën tuaj është të përcaktoni nën-tonet dhe tonet e lëkurës suaj. Kjo ju ofron ngjyrat më të mira bazë'. Nën-tonet tuaja janë gjenetike dhe kurrë nuk do të ndryshojnë.

Për të përcaktuar tonet, zgjidhni bazë të verdhë dhe pink dhe hidhni nga pak në secilën faqe. Nëse ajo pink përzihet në lëkurën tuaj, keni çehre të ftohtë dhe baza e verdhë është e ngrohtë. Kur t'i përcaktoni tonet tuaja, mund të vendosni për ngjyrat e duhura.

Tonet e ngrohta të lëkurës

Përcaktohuni për ngjyrat e vjeshtës, kur bëhet fjalë për kozmetikë. Vendosni për bronzues me forma të forta ngjyrë kafeje dhe të përhirta. Për buzë të theksuara, vendosni për të kuqe të ndritshme ose të portokalltë.

Tonet e ftohta të lëkurës

Vendosni për bazë pink me nuanca të pjeshkës. Përcaktohuni për buzëkuq neutral dhe hije të syve Nuancat e qershisë apo rozë të buzëve bëjnë që tonet e lëkurës suaj të shkëlqejnë.

Lista e ngjyrave të syve

Sytë e kaltër duhet të kërkojnë ngjyrën metalike për efekt. Sytë e gjelbër do të shkëlqejnë me jargavan dhe livandë. Vajzave me ngjyrë kafeje u përshtaten shumica e ngjyrave. Ato me ngjyrë gështenje të përcaktohen për tone të gjelbra, duke përdorur turkizë ose bajukë.

(Kosova Sot)