Për flokë të bukur, të butë dhe me shkëlqim, përdorni avokadon

  • 01 May 2019 - 18:06
Për flokë të bukur, të butë dhe me shkëlqim, përdorni avokadon

Flokët flasin shumë rreth personalitetit tuaj, dhe nëse janë të shëndetshëm, ato e rrisin vetëbesimin tuaj dhe ju bëjnë të dukeni të bukura. Për këtë arsye, secila është në kërkim të një prodhimi mrekullibërës, që ofron efektin e dëshiruar. Por, jo të gjitha produktet ofrojnë atë që premtojnë. Në vijim ju paraqesim maskat me avokado, ku përfshihen dhe disa përbërës të tjerë të shëndetshëm, përmes përzierjes së tyre do të keni flokë të shkëlqyeshëm, të fortë dhe të shëndetshëm.

MASKË ME AVOKADO DHE BANANE

Image

Kjo maskë i ofron shkëlqim dhe lagështi flokut të tharë, sepse është e pasur me substancat e dëshiruara. Bananet ofrojnë shumë dobi, pasi janë burim për hekur, zink, vitamina B-6, C, folate. Merrni një banane të pjekur dhe e shtypni, e përzieni me një avokado pa fara. Shtoni 1 lugë ulliri dhe disa pika vaji esencial. I përzieni. E aplikoni në rrënjën e flokut, vini një kapele dushi dhe e lini për 15- 20 minuta.

MASKË ME AVOKADO DHE VAJ ULLIRI

Image

Nëse floku juaj ka humbur shkëlqimin, atëherë kjo maskë është e duhura për ju. Kjo maskë ua zbut flokun dhe i dhuron shkëlqim, pasi përmban përbërësit si vaj ulliri dhe avokado. Për këtë përzierje, përzieni një avokado të qëruar e të shtypur me ¼ e gotës me vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni. E aplikoni maskën në kokë dhe e lini të veprojë për 20-30 minuta, më pas e shpëlani me ujë të vakët. 

MASKË ME AVOKADO, TËRSHËRË DHE QUMËSHT

Image

Tërshëra përmban nutriente që luajnë rol të rëndësishëm në parandalimin e humbjes së flokut. Kur kombinohen me avokado dhe me qumësht, kjo maskë është e përsosur për të parandaluar rënin e flokut. Në fillim, shtypni një avokado dje shtoni ¼ e gotës tërshërë dhe 1 gotë qumësht. Shtoni 1/8 e gotës, apo edhe më shumë, vaj ulliri, përdorni një brushë për ta aplikuar në flokë, e lini të veprojë për 25-30 minuta, para se ta shpëlani.

MASKË ME AVOKADO DHE MJALTË

Image

Kjo është një ndër maskat më të mira me avokado kundër flokëve të thatë. Mjalti është kondicioner natyral dhe përplot me substanca esenciale, që janë të domosdoshëm për flokë të trashë. Për këtë maskë ju nevojiten 1 avokado të shtypur, 2lugë mjaltë dhe 2 vaj ulliri dhe disa pika vaj të livandës. Shtypeni avokadon në blender dhe shtoni përbërësit tjerë aty. Maskën e fituar e vendosni që nga rrënjët de e lini të veprojë për 40 minuta, apo edhe më shumë. Përdorni shampon të butë për të shpëlarë flokët.

MASKË ME AVOKADO DHE JOGURT

Image

Kjo është një nga maskat më të mira me avokatë kundër flokut të yndyrshëm. Jogurti, sikurse përbërësit e tjerë, përmban shumë komponentë të bukur si vitamina D, K, A, E, hekur, kalium, magnez. Ju nevojitet një avokado dhe jogurt. Shtypni avokadon dhe e përzieni për të fituar pastë. Më pas, shtoni dhe 2-3 lugë jogurt dhe i përzieni mirë. E aplikoni në flokë dhe në lëkurën e kokës dhe vini një kapelë dushi. E lini të veprojë për 30 minuta, pastaj e shpëlani.

MASKË ME AVOKADO DHE VEZË

Image

Kjo maskë zgjedh pothuajse të gjitha problemet që mund t'i keni me flokët. Kjo maskë, falë vezëve, promovon rritjen e flokut. Për të përgatitur këtë maskë, shtypeni gjysmën e avokados së qëruar dhe shtoni të kuqtë e një veze. I kombinoni së bashku dhe e aplikoni në kokën tuaj me lëvizje qarkore. E lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani. 

(Kosova Sot)