Si të zgjerosh këpucët e ngushta

  • 05 May 2019 - 10:42
Si të zgjerosh këpucët e ngushta

Të gjithë e dimë se sa e dhimbshme është të veshësh një palë këpucë të reja që janë të ngushta. Por fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra për zgjerimin e tyre.

Mënyra e parë është ajo e ngrirjes. Merrni dy qeska të izoluara mirë dhe mbushini me ujë (jo plot). Vendosini ato brenda këpucëve dhe futini sëbashku në frigorifer. Dihet se uji kur ngrin zgjerohet dhe në këtë mënyrë do të zgjerojë edhe këpucët tuaja.

Mënyra e dytë është ajo me nxehtësi. Vishni një palë çorape të trasha, ose dy palë të tilla dhe vishini këpucët. Merrni tharësen e flokëve dhe ngrohini ato për disa minuta. Ndërkohë që bëni këtë, përthyejini këmbët dhe lëvizni gishtat që materiali të zgjerohet sa më shumë.

(Kosova Sot Online)