Disa veshje që do t`ju bëjnë të dukeni me stil edhe në plazh

  • 09 May 2019 - 17:39
Disa veshje që do t`ju bëjnë të dukeni me stil edhe në plazh

Disa njerëz fokusohen te rrobat e banjës dhe e anashkalojnë pjesën tjetër të veshjes në plazh. Megjithatë, duhet thënë që edhe pjesa tjetër e veshjes është shumë e rëndësishme, pasi që jeni në plazh nuk do të thotë të hiqni dorë nga stili dhe të dukurit bukur. Këto janë disa prej veshjeve që ju do t`ju bëjnë të dukeni trendy gjatë pushimeve tuaja.

Image

Një shall i madh
Një shall i tillë ju duhet patjetër, pasi mund ta përdorni si fund, si mbulesë plazhi apo edhe si fustan.

Image

Një fustan me fruta
Markat më të njohura, si për shembull Marc Jacobs, kanë futur detaje frutash në fustanet e këtij sezoni. Do të dukeni e ëmbël, verore dhe, mbi të gjitha, nuk do të pendoheni nëse blini një të tillë.

Image

Një fustan T-shirt pambuku
Asgjë nuk mund të jetë më komode se një fustan pambuku me mëngë të shkurtra. Nuk zë vend, thahet shumë shpejt dhe është praktik.

Image

Një minifund
Nëse adhuroni rrobat e banjës trup, atëherë një minfund ju duhet patjetër. Rrobat e banjës dhe minifundi (mundësisht me motive verore) janë gjithçka që ju duhen për një ‘look’ trendy në plazh.

Image

Një jumpsuit
Jumpsuitet janë një shpëtim dhe mund t`i veshim kudo. Për një pamje të thjeshtë dhe të freskët, merrni me vete një edhe në plazh.

Image

Një këmishë – fustan
Një këmishë – fustan mund ta vishni sipër rrobave të banjës për një pamje trendy dhe me stil.

(Kosova Sot Online)