Këto sandale të viteve '90 janë trendi më i madh i momentit

  • 09 May 2019 - 18:13
Këto sandale të viteve '90 janë trendi më i madh i momentit

Rikthimi i trendeve të para shumë viteve është bërë tashmë diçka normale, prandaj nëse gjyshet tuaja kanë veshje apo aksesorë të rinisë bëni mirë t`i ruani, sepse dita që moda e tyre do të rikthehet mund të jetë shumë pranë. Pas sandaleve minimaliste me rripa, një tjetër trend sandalesh të viteve `90 është kryefjala e kësaj vere.

Bëhet fjalë për sandalet me gisht. Nuk po flasim për ato të sheshtat, që duket se nuk ikin kurrë nga moda, por për sandalet e larta. Pak rëndësi ka se si i preferoni; me takë të hollë, të trashë apo ortopedike, këto sandale nuk mungojnë në gardërobën e fashionisteve dhe nuk duhet të mungojnë as në tuajën. Edhe këto me rripa minimalistë, janë të përshtatshme për t`u veshur me çfarëdolloj gjëje si ditën ashtu edhe në darkë. Kim Kardashian ishte ndër të parat që e përqafoi këtë trend që po kthehet në fiksimin e të gjitha vajzave.

Më poshtë po ju sjellim disa modele nga të cilat mund të gjeni të preferuarin tuaj.

(Kosova Sot Online)