Strategjia që duhet ndjekur për të qenë në formë

  • 10 maj 2019 - 08:07
Strategjia që duhet ndjekur për të qenë në formë

Të qenit në dietë është një gjë shumë e vështirë dhe shumica e femrave, të cilat futen në dietë, fiksohen edhe më shumë pas ushqimit. Është shumë e rëndësishme që të ndiqet një lloj strategjie, e cila do të bënte që ju të mos keni nevojë për dietë dhe nëse jeni të të njëjtit mendim shikoni më poshtë për ta mësuar këtë strategji, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Hani nganjëherë ëmbëlsira!  

Pasi që të keni përfunduar ushqimin dhe vjen menyja e desertit ju e mbyllni menjëherë, megjithatë gjatë gjithë mbrëmjes ju sillet në kokë ëmbëlsira juaj e preferuar. Andaj, është mirë që të paktën një herë në javë të porositni një desert në mënyrë që ta shuani dëshirën për të ngrënë ëmbël.

2. Ecni!

Shumë shpesh ndiheni të frustruar për shkak të faktit që nuk mund të gjeni vend për ta parkuar makinën në afërsi të vendit të punës, apo jo? Megjithatë, është mirë që të kërkosh vend për ta parkuar makinën sa më larg vendit të punës në mënyrë që të ecni përgjatë një distance të caktuar.

3. Gjeni kohë për ushtrime!

Sado të zënë që të jeni, gjithmonë mund të gjeni kohë për ushtrimet tuaja. Një gjë të tillë mund ta bëni pasi fëmijët të kenë shkuar në shkollë apo në periudhën kur shikoni televizion. Mos harroni, shëndeti është shumë i rëndësishëm.

4. Argëtohuni derisa ushtroni!

Një nga strategjitë më të rëndësishme për të qëndruar në formë është t’i shndërroni ushtrimet tuaja në argëtim. Nëse nuk jeni të sigurt sesi do ta kaloni fundjavën, atëherë bëni mirë nëse aranzhoni një lojë futboll, tenis apo ndonjë sport tjetër.

5. Kontrollimi i porcioneve është çelësi i suksesit

Nëse arrini të kontrolloni porcionet e ushqimit tuaj do të jetoni një jetë të qetë dhe pa stres, pasi që do të arrini të ushqeheni me ushqimet tuaja të preferuara pa u frikësuar që do të shtoni peshë. Pra, provoni çka të keni dëshirë, mirëpo mos e teproni me asnjë ushqim.

6. Një vakt ushqimi nuk e mbyt askënd!

Nuk është fundi i botës nëse dilni për të ngrënë një drekë jashtë shtëpisë, mirëpo shumica e femrave të cilat i përmbahen dietave rigoroze, pasi të përfundojnë drekën, vazhdojnë të hanë çka do që u duket e shijshme. Kjo gjë është shumë e rrezikshme. 

(Kosova Sot Online)