Ushqimet për një lëkurë të ndritshme

  • 10 May 2019 - 15:26
Ushqimet për një lëkurë të ndritshme

Vitamina A, e cila merret përmes ushqimeve, sjellë shumë përfitime për lëkurën. Disa nga dobitë që vitamina A i sjellë lëkurës janë largimi i akneve dhe shenjave të tjera në fytyrë, si dhe zbutja e lëkurës. Më poshtë kemi renditur disa nga ushqimet që përmbajnë shumë vitaminë A dhe të cilat duhet t'i konsumoni nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndoshë

1.Karota

njihet edhe si 'ëmbëlsira e natyrës' për shkak të shijes dhe vetive që ajo përmban. Karotat janë të pasura me beta-karotën, e cila është një burim i vitaminës A. Përveç vitaminës A, karotat janë të pasura edhe me Vitaminë C, magnez dhe me fibra.

2.Frutat e malit

në përgjithësi janë të pasura me vitaminë A, saqë vetëm 50 gramë të frutave të malit mbulojnë 1000 për qind të nevojave ditore të vitaminës A. Ato janë të pasura me fibra, amino-acide dhe kanë veti të cilat ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve.

3. Spirulina

Spirulina përveçqë përmbush 880 për qind të nevojave tuaja ditore për vitaminë A me vetëm një lugë gjelle ajo është shumë e pasur me vitaminë B12 dhe përmban edhe sasi të madhe të hekurit. Ky ushqim i mrekullueshëm është shumë i pasur edhe me proteina, andaj është mirë nëse keni mundësi të ushqeheni me spirulinë nëse dëshironi të keni lëkurë më të ndritshme.

4. Lakra e gjelbër

Lakra e gjelbër është e mrekullueshme për lëkurën tuaj! Përveçqë është e pasur me Vitaminë A, lakra e gjelbër përmban edhe sasi të madhe të hekurit dhe të fibrave të tjera, si dhe është e pasur edhe me Vitaminë C.

5. Pjepri

Kujt nuk i pëlqen një pjesë pjepër në pranverë apo verë? Përveç shijes së mirë që ka, pjepri ka shumë cilësi të mira, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës suaj. Përveç që është i pasur me vitaminë A, pjepri është i pasur edhe me vitaminë C, i cili është një tjetër element shumë i rëndësishëm për mirëqenien e lëkurës.

6. Spinaqi

Spinaqi është aq i pasur saqë pothuajse nuk ka vitaminë apo mineral që ai nuk e përmban, ndërsa Vitamina A është njëri prej komponentëve të tij kryesor. Për të marrë sasinë më të madhe të vitaminës A nga spinaqi është mirë që të konsumohet i pazier dhe organik.

(Kosova Sot Online)