Është e mundur! Dukuni dhjetë vite më e re për vetëm dhjetë minuta

  • 11 May 2019 - 08:18
Është e mundur! Dukuni dhjetë vite më e re për vetëm dhjetë minuta

Përdorni bazë për grim!

Femra bëjnë gabim kur vendosin sasi të madhe të grimit me qëllim që të duken më të reja. Kjo në fakt sjell efektin e kundërt dhe ju bën të dukeni më e vjetër. Nëse dëshironi të dukeni më e re, blini bazën për grim në ngjyrën e lëkurës suaj. Vendoseni në faqe dhe në ballë, në mënyrë që lëkura juaj e lëshuar të duket më e shtrënguar.

Vendosni korrektor nën sy!

Njëra nga arsyet pse duke më e vjetër është shkaku i qeskave nën sy, të cilat më shumë theksohen me kalimin e viteve. Korrektori do t'ju shërbejë t'i fshihni qeskat nën sy. Po ashtu, mos e teproni me korrektor, sepse vjen deri te dallimi në ngjyrë.

Fustanet zgjidhini sipas ndërtimit të trupit!

Nuk do t'ju përtërijë vetëm grimi, por edhe mënyra se si visheni. Shumë femra ndalojnë së kushtuari vëmendje veshjes, kështu që duken më të vjetra. Prandaj, vishni atë që ju bën të ndiheni rehat, që ju ofron vetëbesim.

Hiqni qimet nga fytyra!

Edhe pse depilimi nuk është aspak i këndshëm, porsa fytyra juaj të jetë më e pastër, ajo duket më e re në vite. Shkulja e vetullave, heqja e qimeve nëpër fytyrë dhe në mjekër, fytyrën tuaj e bën më të ëmbël dhe, natyrisht, më të re.

Ndryshoni stilin e flokëve!

Dikur një dukje e ripërtërirë ishte vetëm një iluzion. Këtë iluzion mund ta krijoni duke ndryshuar stilin tuaj të flokëve dhe duke krijuar një stil të ri. Filloni t'i lidhni flokët, t'i shkurtoni më shpesh, mënyrë kjo që ju dhuron dukjen e një vajze të re.

Përdorni maskë për fytyrë!

Nëse dëshironi të dukeni dhjetë vite më e re, e në këtë proces nuk futni një grumbull me grim, atëherë rregullisht përdorni maskë për fytyrë. Para vendosjes së maskës përdorni një piling për të pastruar poret, e më pas ushqeni fytyrën tuaj.

Buzëqeshni!

E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Fuqia e buzëqeshjes te shumë femra nënçmohet. Fytyra me një buzëqeshje të lehtë dhe të ëmbël mundet t'ju përtërijë për dhjetë vjet.

(Kosova Sot Online)