KËSHILLA TË THJESHTA PËR QERPIKË MË TË GJATË

  • 11 May 2019 - 12:19
KËSHILLA TË THJESHTA PËR QERPIKË MË TË GJATË

1. MASKARA E ERRËT

A e dini që qerpikët tuaj janë më të gjatë sesa që duken. Në fakt, e tëra që duhet të bëni është t'i bëni qerpikët të dukshëm. Mënyra më e përshtatshme për ta bërë një gjë të tillë është të aplikoni disa shtresa maskarë të errët. Nëse nuk jeni adhuruese e ngjyrës së zezë, atëherë provojeni ngjyrën kafe të mbylltë.

2. APLIKOJENI MASKARËN NGA MESI I QERPIKËVE

Një këshillë është e rëndësishme, që duhet ndjekur doemos nëse mëtoni arritjen e këtij qëllimi, është aplikimi i maskarës duke filluar nga mesi i qerpikëve. Në këtë mënyrë ju arrini t'i ndani qimet e qerpikëve dhe në të njëjtën kohë e trajtoni çdo pjesë të tyre.

3. MOS FLINI PA E HEQUR GRIMIN

Fjetja pa e hequr grimin, jo vetëm që ju shkakton probleme me lëkurën, por i dëmton edhe qerpikët tuaj. Fjetja me maskarë çon në rënien e qerpikëve, gjë që e pamundëson krijimin e iluzionit të qerpikëve të bukur.

4. DREDHUESI I QERPIKËVE

Përdorimi i dredhuesit të qerpikëve, ndonëse nuk e ndryshon gjatësinë e tyre, e krijon iluzionin që ata janë më të gjatë sesa që janë në të vërtetë. E tëra që duhet të bëni është t'i trajtoni qerpikët me dredhues për disa sekonda, para se të vazhdoni me aplikimin e maskarës.

5. FIBRAT, PËR QERPIKË MË TË GJATË

Fibrat e qerpikëve funksionojnë duke u ngjitur në qerpikët tuaj dhe duke bërë që ata të duken më të trashë dhe më të gjatë. Ngjitja e fibrave duhet bërë para aplikimit të maskarës, megjithatë, është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshme, pasi fibrat mund të bien lehtë dhe kësisoj të shkaktojnë infeksion në sy.

6. KREHJA E QERPIKËVE

Sipas ekspertëve, krehja e herëpashershme e qerpikëve u ndihmon atyre që të rriten më shpejt dhe të jenë më të plotë. E tëra që duhet të bëni është ta blini një brushë të vogël të qerpikëve dhe t'i krihni ata një ose dy herë në javë.

7. SERUMI I QERPIKËVE

Nëse të gjitha këshillat e lartpërmendura dështojnë, atëherë shpëtimin duhet ta kërkoni në serumin e qerpikëve. Blini një serum qerpikësh në farmaci ose kozmetikë dhe aplikojeni sipas udhëzimeve. Brenda një muaji do të fitoni qerpikë më të gjatë dhe më të trashë.

(Kosova Sot Online)