Si të keni lëkurë të butë si mëndafshi

  • 11 May 2019 - 17:46
Si të keni lëkurë të butë si mëndafshi

Është momenti i fundit për kujdes të shtuar ndaj lëkurës në hapësirën e dekoltesë, gjoksit dhe shpinës. Përdorni preparate që për bazë kanë vajrat esenciale, acide të pemëve, vitamina E, A dhe D. Tanimë po vijnë ditë të ngrohta dhe me diell, kohë ideale për veshje kur mund ta ekspozoni trupin tuaj, si dekoltetë, gjoksin dhe shpinën. Prandaj është momenti i fundit për kujdes të shtuar, tretmanë të këtyre pjesëve të trupit, pas të cilave lëkura juaj do të shkëlqejë dhe do ta kthejë ngjyrën natyrale.

PËR NJË LËKURË TË SHËNDETSHME

Image

Lëkura në dekolte është e hollë, e ndjeshme dhe plaket shumë më herët. Prandaj nevojitet një kujdes i rregullt dhe pa përtesë. Mos harroni që në tretman ta shtoni edhe pilingun, i cili largon shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe mundëson që përbërësit aktivë të produkteve të ndikojnë në thellësi dhe ofrojnë efekt të plotë. Kur ta vendosni pilingun, bëni masazh për dekolte, duke filluar nga lartë poshtë. Sugjerohet që për këtë pjesë të trupit, një herë në javë ta përdorni maskën që e përdorni për fytyrë. Për dekolte përdorni prodhime që për bazë kanë acidet e pemëve, ekstrakteve bimore, vitamina A, D dhe E. Pos kremit dhe losionit, do të duhej të vendosnit edhe serume, të cilët forcojnë tenin tuaj. Marrë parasysh se në dekolte vërehen shenjat e para të plakjes, sugjerohen edhe disa tretmanë të tërheqjes së lëkurës.

KUJDESI PËR GJOKSIN

Image

Kujdesi për këtë pjesë të trupit nënkupton, para së gjithash, zgjedhje me kujdes të prodhimeve dhe tretmanëve. Preparatet të cilat propozohen prej ekspertëve, të bërë duke u bazuar në vajrat esenciale, kolagjen, vitamina E. Këto prodhime lëkurës i ofrojnë elasticitet, e bëjnë më të butë në prekje dhe dukje, si dhe i ofrojnë fortësinë. Mund të gjenden në formë të xhelit, losionit apo të kremit, ndërsa zgjedhja varet sipas cilësisë së lëkurës suaj. Për lëkurë paksa më të vjetër sugjerohen serume, të cilat do të mund të përdoreshin në kombinim me preparatet e tjera. Nëse në gjoks keni strija, pas një pilingu të butë do të duhej t'i lyenit me një kombinim të vajrave eterike, për shembull avokado dhe bar limoni. Mund të përdorni edhe maska speciale që për bazë kanë kolagjen bimor, që hidraton lëkurën dhe i dhuron elasticitet. Për gjoks të bukur dhe të fortë sugjerohet që për çdo ditë të bëni dush me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pasi që arrihet qarkullimi i gjakut. 

PËR SHPINË ME LËKURË QË SHKËLQEN

Image

Në mënyrë që shpina juaj, në fakt lëkura e shpinës suaj, të jetë pa njolla, e butë dhe pa të meta të tjera, për fillim i nevojitet një piling. Sugjerohet që një gjë të tillë ta bëni me kripë deti dhe vaj eterik sipas dëshirës, ndërsa gjithë kësaj përgatitjeje t'i shtoni edhe qumësht. Kur gjithçka të keni përzier, pilingun e vendosni në shpinë, bëni masazh me diçka të butë apo edhe me duar. Pas disa minutave shpinën e pastroni me ujë, e thani mirë dhe lyeni me losion apo qumësht me bazë vajrat eterike. 

(Kosova Sot Online)