Çka duhet bërë pasi të keni ngrënë tepër ushqim?

  • 12 May 2019 - 08:37
Çka duhet bërë pasi të keni ngrënë tepër ushqim?

F emrat që vuajnë apo kanë frikë nga mbipesha tmerrohen sa herë që hanë më tepër sesa që duhet. Megjithatë, në disa raste, ngrënia e tepërt e ushqimit është pothuajse e paevitueshme, për shkak të shijes së ushqimit apo për shkaqe të tjera, andaj herën tjetër kur hani më tepër sesa që duhet mos bëni panik, vetëm ndiqni këshillat e mëposhtme.

1. 

E shkuar e harruar! Kjo është fraza që do t'u përshtatej të gjitha femrave, të cilat ndihen keq për shkak të sasisë së tepërt të ushqimit që e kanë konsumuar. Gjithsesi, konsumi i tepërt i ushqimit nuk duhet t'iu bëhet rutinë nëse keni frikë nga mbipesha, mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh duhet t'i qaseni me pozitivistet, duke mos krijuar stres.

2.

Pasi që keni ngrënë ushqim të tepërt, është shumë e rëndësishme që të mos të vazhdoni me atë trend dhe duhet të ktheheni përsëri te ushqimet e shëndetshme. 3. PINI SHUMË UJË! Një ditë pasi të keni ngrënë ushqim të tepërt është e rëndësishme të pini shumë ujë! Kjo mund të tingëllojë shumë e çuditshme, megjithatë uji ndikon në hidratimin e trupit, duke bërë kështu që të zvogëloni në maksimum fryrjen e stomakut.

4. 

Nëse keni ngrënë një natë më herët, të nesërmen është e rëndësishme që kur të zgjoheni të bëni disa ushtrime të lehta. Ushtrimet përbrenda 15-20 minutave ndikojnë në tretjen më të shpejtë të ushqimit.

5. 

Pasi që të jeni kthyer në rutinën tuaj të ushqimit, është shumë e rëndësishme të filloni të ushqeheni me ushqime të shëndetshme si pemët dhe perimet.

6. 

Pasi që të keni filluar të ushqeheni shëndetshëm, mundohuni ta pëlqeni stilin tuaj të jetesës dhe mundohuni të kuptoni që një ditë e keqe nuk do të thotë që e gjithë dita është e keqe. Pra, mos bëni panik për gjëra që mund të përmirësohen shumë shpejt!

(Kosova Sot Online)