6 vajra natyrale për flokë të dëmtuar

  • 15 May 2019 - 12:48
6 vajra natyrale për flokë të dëmtuar

Pa marrë parasysh a keni kaluar shumë kohë në diell apo keni pasur shumë ngjyrosje të njëpasnjëshme, ka disa vajra natyrale për flokë të dëmtuar që mund t'ju ndihmojnë për një kohë shumë të shkurtër!
Duket sikur një nga ankesat më të mëdha të femrave ka të bëjë me flokët e dëmtuar dhe të tharë, kështu që vajrat natyrale ndihmojnë në riparimin e fundit të ndarë të flokëve, u japin atyre një pamje më të shëndetshme dhe më të plotë, si dhe shkëlqim. Shumë nga këto vajra ndihmojnë edhe në shërimin e flokut nga brenda, ndryshe nga shampot komerciale që bëjnë premtime, të cilat nuk japin rezultate asnjëherë, plus këto vajra janë plotësisht natyrale.

1. Vaji i arganit 

Ky lloj vaji, me prejardhje nga Maroku, nxirret nga druri i arganit dhe është një nga vajrat më të përdorur në industrinë e bukurisë, por para se të niseni për të blerë produkte që përmbajnë këtë vaj brenda tyre, ju sugjeroj që ta blini vetë vajin në gjendje natyrale. Ai është i pasur me vitaminat B dhe E, si dhe me përbërës esencial për ta mbrojtur dhe riparuar flokun.
 

Image



2. VAJI I KOKOSIT

Vaji më i preferuar i të gjithëve në ushqim, është i mrekullueshëm edhe për flokët tuaj. Vaji i kokosit është i pasur me yndyra që ndihmojnë jo vetëm në riparimin e flokut të dëmtuar, por edhe në reduktimin e zbokthit, parandalimin e këputjes së flokut, si dhe pastrimin e rrënjës.

Image



3. Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i pasur me yndyra të ngopura që ndihmojnë në shërimin e flokëve, lëkurës, thonjve dhe trupit. Ai është i pasur edhe me vitaminën E, që ndihmon në rritjen e sasisë së shkëlqimit dhe redukton këputjen e flokëve. 

Image

4. Vaji i luleve të livadhit

Ky vaj që përdoret vetëm për gatim në temperatura të larta, përbëhet nga yndyra që ndihmojnë forcimin e flokut, reduktojnë dëmtimet, si dhe shtojnë shkëlqimin e flokëve.

Image

5. Vaji avakados
 

Ky vaj ka fuqi të mahnitshme shëruese kurdo që zgjidhni ta përdorni atë. Shumë njerëzve u pëlqen të gatuajnë me të, por është shumë i përdorshëm edhe si ndihmës bukurie. Vaji i avokados është i pasur me yndyra të ngopura dhe vitaminë E. Ai gjithashtu ka një aromë të këndshme dhe përdoret për tretman të flokëve edhe në industrinë e bukurisë.

Image


 
6. Vaji i shegës

Pasi që është i pasur me antioksidantë dhe me acide esenciale yndyrore, ky vaj është një nga të parët që ju duhet të provoni nëse jeni duke kërkuar një produkt natyral që mund t'ju ndihmojë në përmirësimin e pamjes, shëndetit, si dhe kualitetit të flokëve tuaj. Ky vaj funksionon shumë mirë edhe për lëkurën tuaj. 

Image






 


(Kosova Sot Online)