Modeli i parapëlqyer i pantollave të këtij sezoni

  • 17 May 2019 - 19:26
Modeli i parapëlqyer i pantollave të këtij sezoni

Këtë sezon, pantallonat me bel të lartë janë pjesë e rrobave të parapëlqyera për çdo rast

Të zbukuruara me rrip të së njëjtës ngjyrë dhe mbresëlënëse, ato janë zgjedhje ideale për kombinimin klasik ditor me atlete dhe fanellë të bardhë, mirëpo njësoj janë zgjedhje efektive për variante mbrëmjeje dhe me ndonjë këmishë të pazakonshme.

Pantallonat përgjithësisht janë klasikë e modës, të cilat çdo femër duhet t’i posedojë, ndërkaq këto me bel të lartë theksojnë siluetën në mënyrën më të mirë, gjë që i kontribuojnë popullaritetit të tyre gjithnjë e më të madh.

Kur është fjala për dezenët e popullarizuar, mund të zgjidhni midis atyre me dezen mbresëlënës popullor me vija, në frymën pranverore.

Varësisht nga rastet për të cilat i bartni, kombinoni në mënyrën të cilën e dëshironi.

Perfekt shkojnë me fanellën tuaj të parapëlqyer me print, mirëpo edhe me këmishë solemne me supe lakuriq, e cila gjithë dukjes do t’i japë dozë femërore dhe elegance.

Image

(Kosova Sot Online)