Si të shkëlqejmë në ditët e para të verës?

  • 18 May 2019 - 17:02
Si të shkëlqejmë në ditët e para të verës?

Ajo për të cilën duhet pasur kujdes gjatë përzgjedhjes është gjatësia. Sugjerohet që këtë verë kjo të jetë nga gjuri apo paksa më sipër, por rëndësi ka edhe ngjyra. Nëse dëshironi të dukeni në mënyrë të paharruar dhe mjaft ‘arrë e fortë’, shik dhe elegante, zgjidhje e mirë do të jetë këmisha-fustan. Ky është një kombinim i thjeshtë dhe modern. Gjatë ditës i kombinoni me atlete të rrafshëta me disa bizhuteri simpatike.

Edhe meshkujt të gatshëm për verë

Pjesëtarët e gjinisë së fortë më lehtë përcaktohen për rehati se sa për kombinime, por kësaj radhe dizajnerët janë munduar që t’ju dalin atyre përballë, me linjën për verë, me bluzat shumë të lezetshme. Modelet e reja, janë prej një materiali cilësor dhe mund të vishen për çdo rast. Bluzat pa motive dhe me ngjyra të errëta, natyrisht se mund të përdoren edhe si pjesë e kombinimit elegant- sportiv.

Flokët t’i kombinoni me grim

Stilet e flokëve janë armiku më i madh i femrave. Për ta kombinuar stilin e flokët me grimin, atëherë sivjet duhet të përcaktoheni për hije të errët, kjo sidomos nëse edhe ngjyra e flokëve tuaj është e errët. Hija do ta shkëlqejë ngjyrën e lëkurës tuaj, duke i bërë flokët tuaj të shkëlqejnë në një mënyrë krejt natyrale.

Ngjyra e buzëve dikton përzgjedhjen e buzëkuqit

Buzëkuqit pa shkëlqim nuk janë zgjedhje e mirë për buzë të thata, sepse duken edhe më të thata. Atyre ju shkojnë për shtati buzëkuqit e hidratuar, të pasur me aloe vera, vajra dhe vitamina. Buzëkuqit e tillë ju shkojnë për shtati pothuajse cilësdo teksturë të buzëve ndërsa që buzët më mirë përshtaten me buzëkuq të hidratuar me grimca shkëlqyese.  

Përdorni preparate të shëndetshme!

Me siguri se keni dëgjuar se limoni është aleat për lëkurën tuaj. Madje, sipas ekspertëve, efekti i tij vërehet edhe në flokë. Ky artikull ushqimor është shumë e dobishme, duke mbrojtur lëkurën nga shfaqja e poreve si dhe gjallëron qelizat e vdekura. 

 (Kosova Sot Online)