Çka konsumojnë të famshmet e Hollivudit?

  • 27 May 2019 - 08:08
Çka konsumojnë të famshmet e Hollivudit?

1. Peshku

Peshku është njëri ndër ushqimet më të preferuara kur është puna për humbje të peshës, andaj edhe është njëri prej ushqimeve që konsumohet më së tepërmi nga yjet. Yjet si Jennifer Aniston, Cameron Diaz e Miranda Kerr, e kanë kuptuar rëndësinë e acideve yndyrore, omega 3, që gjenden në peshk, andaj edhe konsumojnë sasi të madhe të mishit të peshkut.

2. Perimet

Perimet duhet të konsumohen nga të gjithë dhe ju lirisht mund të vëni bast me paratë e fundit që të gjitha femrat e Hollivudit ushqehen me perime. Sallatat dhe perimet janë ushqimet më të preferuara të yjeve, andaj, nëse dëshironi të ushqeheni si yll Hollivudi, mos kërkoni më shumë se kaq!

3. Vezet

Vezët janë të pasura me proteina dhe kanë ndikim të madh në djegien e yndyrës dhe në zhvillimin e trurit. Gwyneth Paltrow, Ashley Tisdale, Kelly Osbourne dhe Molly Sims kanë thënë që nuk mund ta paramendojnë mëngjesin pa vezë, andaj pse mos të përfitoni edhe ju.

4. Pemet 

Pemët janë ushqime të shëndetshme dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Mundohuni të konsumoni fruta herët gjatë ditës në mënyrë që të përfitoni nga sheqeri natyral që gjendet në to për të pasur energji të mjaftueshme për punët ditore.

5. Kafeja

Herën tjetër kur e pini kafenë e mëngjesit kujtohuni që edhe shumë yje janë duke bërë të njëjtën gjë! Shumica e yjeve përfitojnë nga kafeja, duke pirë të paktën një filxhan në ditë. Kafeja, sidomos në mëngjes, ju ndihmon të këndelleni më shpejt.

6. Jogurti

Jogurti është një ushqim shumë i rëndësishëm, që assesi nuk bën të neglizhohet. Jogurti ndihmon në shuarjen e apetiteve për ëmbëlsira, derisa iu mbush me energji të mjaftueshme për të përballuar stresin e ditës. Këtë gjë e dinë edhe të famshmet, shumica e të cilave konsumojnë shumë jogurt.

(Kosova Sot Online)