Kremrat për rrezitje të zgjidhen sipas llojit të lëkures

  • 01 June 2019 - 07:49
Kremrat për rrezitje të zgjidhen sipas llojit të lëkures

Lëkurës së thatë i përshtaten kremrat dhe losionet të cilat e ushqejnë lëkurën, ndërsa përmbajnë aloe vera dhe vajin jojo. Lëkura e yndyrshme kërkon krem dhe xhel, derisa lëkurës së përzier i shkon për shtati acidi qumështor. Kremi për rrezitje zgjidhet sipas llojit të lëkurës. Kremrat për rrezitje, në bazë të oksidit të zinkut dhe dyoksidit të titanit, parandalojnë rrezet e dëmshme ultravjollcë të depërtojnë në lëkurë e të shkaktojnë rrudha, njollat e errëta dhe të shkaktohet kanceri. Për çdo ditë lëkura u ekspozohet rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB , madje edhe atëherë kur moti është i vranët. Kështu që kremrat me faktorë mbrojtës duhet t'i vendoni për çdo ditë.

LËKURA E YNDYRSHME: NUK DURON VAJRAT

Më së miri i përgjigjen kremrat për rrezitje, pa vaj. Kremrat me vaj janë tepër të rënda për lëkurën e yndyrshme, pasi që mund të shkaktojnë akne. Kremrat rezistuese ndaj ujit, ato që janë rezistuese ndaj djersitjes dhe ato që përmbajnë dyllë të bletëve, më mirë është të shmangen. Zgjedhje e mirë janë kremrat që për bazë kanë oksidin e zinkut, të cilët ofrojnë mbrojtje të mirë, pasi që kanë efekt kundër infeksioneve. Në vend të losioneve, zgjidhje më e mirë janë kremrat xhel.

LËKURA E PËRZIER: KËRKON FORMULË ME ALOE VERA

Këtij lloji të lëkurës i shkojnë për shtati formulat që për bazë kanë oksidin e zinkut dhe dyoksidin e titanit, të cilat nuk ngarkojnë zonën T të trupit. Zgjedhje e shkëlqyeshme janë losionet që përmbajnë acid qumështor dhe aloe vera. Ato ekuilibrojnë dhe ushqejnë lëkurën. Sugjerohet të përdoren kremra xhel në vend të losionit, pasi që shpejt thahen dhe nuk krijojnë shtresë sipërfaqësore të yndyrshme.

LËKURA E THATË: KA NEVOJË PËR KREMRA USHQYESE, PA PARFUM

Lëkura e thatë është lëkura më e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit dhe kërkon kujdes më të veçantë. Kremrat duhet të jenë ushqyese, pa parfume dhe aroma shtesë, pasi që mund ta pezmatojnë dhe thajnë lëkurën. Ndihmojnë kremrat që përmbajnë përbërës si glicerinë, vaj jojo, aloe vera, pasi që të gjitha këto ndikojnë me efekt qetësues për lëkurën. Lëkurës së thatë nuk i përgjigjen formulat me xhel, por zgjidhje më e mirë janë kremrat, yndyrat dhe losionet të cilat për një kohë më të gjatë qëndrojnë në sipërfaqe. 


(Kosova Sot Online)