Artistët rrëfejnë sekretet e grimit, që nuk dëmtohet nga të nxehtët

  • 02 qershor 2019 - 18:04
Artistët rrëfejnë sekretet e grimit, që nuk dëmtohet nga të nxehtët

Tani jemi futur në stinën më të nxehtë të vitit e cila, mes të tjerash, karakterizohet edhe me shkrirje të grimit. Mirëpo, ju nuk keni pse të vuani nga shkrirja e grimit, jo nëse keni mjetet e duhura. Më poshtë kemi renditur katër këshilla nga stilistët e grimit të artisteve të Hollivudit, puna e të cilëve është që të bëjnë që yjet gjithmonë të duken bukur, pa marrë parasysh kushtet atmosferike

1. PËRDORNI VETËM LAPS

Artisti i grimit, i cili punon me Amy Adams dhe Rosie Huntington-Whiteley, Stephen Sollitto, propozon që gjatë verës të mos përdorni fare hijezues të syve. Në vend të hijezuesit, ai propozon përdorimin e lapsit të qëndrueshëm dhe me anë të këtij lapsi ai thotë të hijezohen qepallat e syve.

2. MOS PËRDORNI SHUMË GRIM

Artistja e grimit që punon me Gabrielle Union dhe Jennifer Garner, Fiona Stiles, thotë: 'Mos përdorni zbutës, përdorni vetëm krem për mbrojtje nga dielli. Ndërsa, kur duhet të përdorni bazë, mundohuni atë që është e qëndrueshme ndaj ujit'.

3. KOHA PËR MBUSHËS

Me siguri e keni vërejtur që shumica e artistëve preferojnë që të mos përdoret mbushësi gjatë verës. Megjithatë, Stiles thotë që në rast se dëshironi të përdorni hijezues të syve, atëherë patjetër duhet të përdorni mbushës paraprakisht për të mënjanuar vijat apo rrudhat eventuale, duke bërë kështu që hijezuesi të qëndrojë më gjatë.

4. BRONZUESI

Artisti i grimit, i cili punon me Jaimie Alexander, Jeffrey Paul, ka alternativen e vet për bronzuesit. 'Ai thotë që bronzuesi të vendoset në pjesët, të cilat dëshironi t'i theksoni, si p.sh. nën mollëza. Ai thotë që lëkura do ta thithë bronzuesin, kështu që nuk do të shkrihet apo dëmtohet për një kohë të gjatë'.  

(Kosova Sot Online)