6 gabimet gjatë vënies së kremit për rrezitje

  • 03 June 2019 - 11:03
 6 gabimet gjatë vënies së kremit për rrezitje

Me arritjen e stinës së verës trupi juaj ka nevojë që të jetë i mbrojtur. Ndoshta ju edhe e bëni një mbrojtje, duke vendosur kremra, por çfarë nëse këtë mbrojtje e bëni në mënyrë krejt të gabuar?

KREMI ME FAKTORË MBROJTËS QË SHKAKTON DHIMBJE

Deri më tani, me siguri se e dini që duhet ta përdorni kremin për çdo ditë, në mënyrë që ta reduktoni rrezikun për t'u prekur nga kanceri i lëkurës si dhe t'i parandaloni njollat dhe shenjat e tjera të plakjes së hershme. Mbrojeni lëkurën tuaj dhe do të dukeni të ripërtërirë.

PRISNI DERISA DILNI PËRJASHTA PËR TA VËNË KREMIN!

Sa herë i keni vërejtur njerëzit në plazh, krejt të ekspozuar në peshqirët e tyre, në bikine e më pas kanë filluar ta vënë kremin. "Në fakt, kremin tuaj të rrezitjes duhet ta vendosni rreth 30 minuta para se t'i ekspozoheni diellit", thotë Jeannette Graf, asistente dhe profesoreshë e dermatologjisë në Nju Jork. Vetëm në këtë mënyrë, kremit i mbetet kohë që të absorbohet dhe të fillojë të ketë efekt, kështu që lëkura juaj nuk duhet t'u ekspozohet rrezeve ultra vjollcë pa qenë e gatshme.

FORMULËN E TRUPIT E PËRDORNI NË FYTYRË Kjo nuk ka të bëjë me

Kjo nuk ka të bëjë me kurrfarë mashtrimi për marketing. Ka një dallim midis kremrave specifike të trupit dhe fytyrës. "Lëkura e fytyrës në përgjithësi është më e ndjeshme ndaj irritimeve sesa ajo e trupit, kështu që formulat për fytyrë janë testuar të shkaktojnë më pak irritime dhe të mos shkaktojnë akne", thotë Dr. Sherber. "Nëse jeni të ndjeshëm ndaj akneve, shmangni versionet e kre

KREMIN E VENDOSNI DERISA RROBAT I KENI TË VESHURA

Kanceri i lëkurës mund të sulmojë kudo, kështu që më së miri është të vini kremin aty ku lëkura juaj është e pambrojtur. Përndryshe, "nëse tashmë jeni në bikine apo keni rroba veshur, duhet ta vini me kujdes dhe të mos e vendosni derisa keni rroba veshur, pasi që më pas mund t'ju ikë ndonjë pjesë e trupit", thotë Noelle Sherber, dermatologe në qendrën Johns Hopkins. Zhvishni rrobat përballë pasqyrës, thotë ajo, e cila ju ndihmoni t'i mbuloni të gjitha pjesët e trupit, shpinën dhe këmbët".

NUK I MBRONI BUZËT

Sikurse edhe pjesa tjetër e lëkurës, buzët janë të ekspozuara gjatë gjithë kohës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, kështu që është më se e rëndësishme të vendosni mbrojtje edhe në buzë, thotë Dr. Graf. Por, mos përdorni të njëjtën gjë që e përdorni edhe në trupin tuaj, pasi që ka një shije të çuditshme dhe nuk do të zgjatë tepër në buzët tuaja. Kështu që përcaktohuni për balsam me faktorë mbrojtës nga dielli. "Lyeni buzët më shpesh sesa që lyeni trupin tuaj, pasi që hani ushqime, pini lëngje, ndoshta edhe pini duhan, të gjitha këto largojnë mbrojtjen nga buzët tuaja", thotë ajo.

NUK MBULONI PJESËT KYÇE TË TRUPIT

Mendoni se vetëm hundën duhet ta lyeni? "Për fat të keq, ka shumë vende më pak të vërejtura, të cilat njerëzit harrojnë t'i lyejnë, e që janë të rëndësishme për t'i mbrojtur po aq sa edhe pjesët e tjera të trupit", thotë Dr. Graf. "Pjesët që më së shpeshti harrohen apo lihen anash janë shputat dhe gishtërinjtë e këmbëve, si dhe hapësira nën dorë, pastaj hapësira nën flokë, veshët".

(Kosova Sot Online)