Maskat natyrale për flokë të shëndoshë

  • 04 June 2019 - 08:27
Maskat natyrale për flokë të shëndoshë

Vera mund t'i dëmtojë shumë flokët tuaj, pasi që gjatë verës flokët janë në kontakt të vazhdueshëm me rrezet ultravjollcë, kripën e detit, erën, etj. Andaj, gjatë kësaj stine të nxehtë, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për mirëqenien e flokëve tuaj, dhe këtë gjë më së miri mund ta bëni përmes maskave natyrale për flokë. Më poshtë kemi renditur gjashtë maskat më të shëndetshme për flokë, të cilat mund të krijohen nga produktet bazike, që me shumë gjasë i keni në shtëpi

1. MASKA ME VEZË

Përzieni të kuqtë e vezës me një gotë qumësht, dy lugë vaj ulliri dhe shtrydhni një lëng limoni për të krijuar maskën që zbut flokët tuaj. Proteinat, të cilat gjenden në vezë, rigjallërojnë rrënjët e flokëve, vitamina A parandalon dëmtimin, vitamina B12 stimulon rritjen e flokëve të rinj, ndërsa kaliumi shpejton shërimin e flokëve të dëmtuar. Pasi t'i keni trajtuar flokët me këtë maskë, pastroni me ujë të ftohtë.

2. MASKA ME BANANE

Bananet përmbajnë vitaminë E, vitaminë A, kalium dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë në rregullimin e prodhimit të vajit. Shtypni dy banane dhe përzieni me nga një lugë mjaltë, vaj ulliri dhe vaj kokosi. Masazhoni kokën me këtë përzierje, para se ta pastroni me ujë të vakët dhe të fitoni flokë me shkëlqim. 3. MASKA ME AVOKADO Avokadot kanë gjetur përdorim të gjerë në fushën e bukurisë. Maskat e krijuara nga avokadoja i shtojnë shkëlqim dhe zbutin flokët tuaj. Për ta krijuar një maskë të tillë, përzieni pak avokado me gjysmë gotë qumësht dhe një lugë vaj ulliri, dhe më pas trajtojeni lëkurën e kokës me këtë përzierje. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta para se t'i pastroni flokët.

4. MASKA ME DREDHËZA

Kushdo që ka probleme me yndyrën në flokë, do të bjerë në dashuri me këtë maskë të flokëve, pasi që vitamina C, që gjendet në dredhëza, ndihmon në rregullimin e prodhimit të yndyrës në flokë. Përzieni një grusht dredhëza të shtrydhura me një lugë mjaltë dhe një lugë vaj kokosi, dhe me përzierjen e fituar trajtoni flokët.

5. MASKA NGA JOGURTI

Nëse ju janë dëmtuar flokët, atëherë mos hezitoni të derdhni jogurt në ta! Maska e jogurtit është shumë e shëndetshme dhe është shumë e lehtë për t'u krijuar. Andaj, herën tjetër kur keni pushim nga puna, vendosni gjysmë gote jogurt në lëkurën e kokës dhe lëreni të pushojë për rreth 20 minuta.

6. MASKA ME VAJRA

Flokët e thatë dhe të dëmtuar kanë nevojë për trajtim shtesë. Përzieni 100 ml vaj kokosi me 50 ml vaj ulliri dhe shikoni se sa shpejt do të përmirësohet shëndeti i flokëve tuaj. Është e rëndësishme që kjo maskë të qëndrojë sa më gjatë që është e mundur. 

(Kosova Sot Online)