Stilet e përkryera për femrat me flokë kaçurrelë

  • 09 June 2019 - 11:35
Stilet e përkryera për femrat me flokë kaçurrelë

Femrat me flokë kaçurrelë zakonisht e kanë shumë të vështirë të provojnë stile të ndryshme flokësh. Drejtimi i shpeshtë i flokëve mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre, andaj, nëse keni flokë kaçurrelë, provoni stilet e mëposhtme dhe shkëlqeni gjatë kësaj vere

BISHTALECI I ÇRREGULLT

Z akonisht femrat me flokë kaçurrelë preferojnë t'i lidhin flokët tyre në kurorë të kokës. Megjithatë, një stil që duhet medoemos ta provoni është bishtaleci i çrregullt. Vetëm pse keni flokë më të egra dhe që nuk mund t'i mblidhni të gjitha fijet e flokëve bashkë, nuk do të thotë që bishtaleci nuk ju shkon!

STILI 'AFRO'

Ndonëse nuk janë vitet e '70- a, askush nuk mund të thotë që ju nuk guxoni ta provoni stilin 'afro'. Ky stil i flokëve është shumë i përshtatshëm, sidomos për ditët e nxehta të verës, pasi që nuk lejon që flokët të qëndrojnë në qafën tuaj.

STILI 'LUAN'

Stili, i cili kohëve të fundit po njihet si stili 'luan', është një tjetër stil që me shumë gjasë nuk e keni provuar më parë, ani se keni flokë shumë të përshtatshëm për këtë stil. Sikurse stili 'afro', edhe stili 'luan' është shumë i përshtatshëm për ditët e nxehta të verës.

FLOKËT E SHKURTËR

Nëse jeni lodhur nga flokët e gjatë dhe dëshironi të provoni diçka të re, atëherë nuk keni nevojë të frikësoheni. Edhe femrat me flokë kaçurrelë mund të duken bukur me flokë të shkurtër, madje fare lehtë. Për më tepër, kush nuk do të donte të çlirohej nga nxehtësia që krijojnë flokët e gjatë.

FLOKËT E KREHUR

Shumica e femrave me flokë kaçurrelë nuk rrezikojnë 'ta zgjojnë bishën', andaj edhe i krehin flokët e tyre derisa ato janë të lagëta. Mirëpo, krehja e flokëve të terur është një gjë shumë e rëndësishme, ani pse mund të keni flokë kaçurrelë. Përmes krehjes së kaçurrelave, ju mund të krijoni stile të ndryshme flokësh, shumë tërheqëse.

STILI 'BOBBY'

Stili 'bobby' me flokë kaçurrelë është definitivisht njëri ndër stilet më të mira të flokëve që është parë ndonjëherë! Nëse keni flokë kaçurrelë dhe relativisht të shkurtër, atëherë ju jeni kandidate e përkryer për të shkëlqyer me këtë stil flokësh.

FLOKËT E NDARË NË MES

Ndoshta mund të keni menduar që ndarja e flokëve në mes funksionon vetëm me flokët e drejtë, mirëpo duhet ta dini që ky stil flokësh funksionon për mrekulli edhe tek femrat me flokë kaçurrelë. Duhet të jeni e guximshme për ta provuar këtë stil, mirëpo, pasi që ta provoni, do ta dini që është një stil i mrekullueshëm.

(Kosova Sot Online)