Shtatë këshilla për t'i mbuluar të djegurat nda dielli

  • 11 June 2019 - 11:58
Shtatë këshilla për t'i mbuluar të djegurat nda dielli

Nëse tash vonë e keni tepruar së qëndruari në diell, kemi disa këshilla mahnitëse grimi që do t'ju ndihmojnë t'i mbuloni të djegurat. Lëkura e skuqur jo vetëm se nuk është aspak atraktive, por është edhe e dhimbshme, e nganjëherë theksohet aty ku nuk dëshironi të shihet. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të qëndroni të fshehura në shtëpi derisa të djegurat të shërohen

TRAJTIMI

Para se të filloni ta mbuloni një të djegur nga dielli, gjëja e parë që duhet ta bëni është ta trajtoni atë. Artistja e grimit Carmindy sugjeron marrjen e disa aspirinave dhe të vendosni xhelin ftohës aloe vera në vendet e prekura në mënyrë që ta ftohni lëkurën. Më pas bëni një dush të ftohtë dhe vendosni hidratues për ta ushqyer lëkurën tuaj.

KREMRAT E DIELLIT

Që nga koha kur lëkura juaj është djegur në diell, përkujdesuni që të vendosni krem në mënyrë që ta parandaloni dëmtimin e mëtutjeshëm. Kërkoni kremra që përmbajnë zink ose oksid titaniumi. Disa njerëz shmangin kremra të caktuara pasi janë me ngjyrë të bardhë, por gjithçka më pas mund të mbuloni me grim.

HIDRATUESIT

Kur të provoni ta mbuloni një të djegur nga dielli, është me rëndësi jetike të përdorni hidratues, që përmbajnë acidin laktik, thotë Kirbie Johnson nga 'PopSugar Beauty'. Produktet që përmbajnë acidin laktik ndihmojnë me qelizat e lëkurës si dhe shtojnë elasticitetin e lëkurës. Shmangni hidratuesit me zbutës, pasi vetëm irritojnë lëkurën që është e djegur nga dielli

GRIMI

Artistja e grimit Bobbi Brown sugjeron aplikimin e grimit minimal kur keni të djegura nga dielli, në këtë mënyrë do ta shmangni irritimin e mëtutjeshëm të lëkurës. Ajo sugjeron përdorimin e grimit që mbulon të skuqurat. Nëse nuk jeni ndonjë adhuruese e madhe e grimit minimal, Carmindy sugjeron përdorimin e spërkatësit.

MBULONI TË SKUQURAT!

Nëse lëkura juaj është tepër e skuqur dhe dëshironi ta mbuloni paksa, artistja e grimit Melissa Walsh sugjeron përdorimin e hidratuesve me ngjyrë të gjelbër apo me të verdhë, si për shembull hidratuesin 'Murad's Correcting Moisturizer' me faktor mbrojtës,i cili hidraton dhe njëkohësisht minimizon të skuqurat. Kjo ndihmon në lehtësimin e irritimeve dhe të skuqurat.

BRONZUESI

Ndoshta ju duket e tepërt vendosja e më shumë ngjyrave kur ju jeni duke kërkuar largimin e ngjyrës, por kjo funksionon. Aplikimi i bronzuesit do të ndihmojë në zbutjen e të skuqurave në ballë, hundë, mollëza, mjekër e po asht edhe do ta balancojë lëkurën tuaj. Përcaktohuni për një bronzues që nuk përmban shumë ngjyrë rozë dhe vendoseni me butësi me një brushë e cila më pas largon të skuqurat.

PËRMIRËSIMI ME NGJYRA

Ndoshta keni disa hapësira të cilat kërkojnë paksa më shumë punë për t'i mbuluar të skuqurat nga dielli. Do të ishte mirë të përcaktoheni për një përmirësues me ngjyrë të verdhë. Nëse nuk përdorni pudrën minerale mund ta përdorni pudrën hipoalergjenike për ta vendosur grimin tuaj. Përderisa vuani nga skuqjet, shmangni grimin e ndritshëm. Shpresoj se këshillat do t'ju ndihmojnë, pasi që një fytyrë e skuqur është një ankth i vërtetë.

(Kosova Sot Online)