Një fund, pesë kombinime tërësisht të ndryshme

  • 11 qershor 2019 - 14:51
Një fund, pesë kombinime tërësisht të ndryshme

Është me rëndësi të jenë ngjyrë neutrale apo dezenë dhe ju “keni përfunduar punën” për këtë sezon

Më së miri është të zgjidhni fundin nuancë të bardhë, bezhë apo pudër rozë, sepse ato mund të barten mu me të gjitha, mirëpo nëse gardëroba ju është dukshëm e thjeshtë (në të dominojnë pjesët njëngjyrëshe), mund të vendosni edhe për fundin me print megapopullor gjarpri apo me diç të ngjashme.

Qe se si ta bartni midi-fundin në pesë mënyra:

1. Kombinimi ditor

Për të shkuar deri në qytet, kryerje të obligimeve të përditshme dhe për kafe me miket, midi-fundin mund ta kombinoni me fanellë të thjeshtë njëngjyrëshe dhe platformë.

2. Kombinimi për punë

Këmisha e bardhë gjithmonë është pjesë e dëshirueshme për raste afariste, aq më parë në kombinim me midi-fundin dhe sandale me bllok takash të rehatshme apo baletane.

3. Eleganca sportive

Fanella me print dhe midi-fundi (apo e kundërta – fanella e thjeshtë dhe fundi me print) dhe atlete ideale janë bashkim edhe për një kombinim të rehatshëm.

4. Kombinimi glamuroz

Për raste mbrëmjesh apo solemnitete të ndryshme, lirisht “teprojeni” me perishane në këpucë, çantë apo bluzë, aq më parë kur me to kombinoni modelin e këtillë të fundit neutral.5. Kombinimi romantik

Bashkoni nuanca pasteli, bartni fundin me këmishë dhe kravatë rreth qafe dhe sandale me aplikacion lulesh…

(Kosova Sot Online)