Si t’i hiqni qafe qeskat e syve?

  • 13 June 2019 - 10:24
Si t’i hiqni qafe qeskat e syve?

Pa marrë parasysh nëse ju paraqiten në bazë të gjeneve apo, për fat të keq, janë produkt i stresit dhe netëve pa gjumë, qeskat janë një shqetësim i vërtetë. Nëse vendosni korrektor, ndoshta vetëm sa do të vijnë më shumë në shprehje. Ne kemi diçka më të mirë: Pesë fshehtësi të çuditshme, të cilat mund t'i keni në shtëpi, të cilat ndihmojnë në trajtimin e qeskave në sy

PATATET

Preni disa rriska të holla të patates së ftohtë dhe më pas i vendosni ato në pjesët ku edhe janë të theksuara qeskat në sy. Mbani në sy përreth dhjetë minuta. Patatet janë në gjendje të qëndrojnë të ftohta për një kohë të gjatë, duke furnizuar lëkurën me antioksidues dhe nutriente, duke reduktuar inflamacionet, si dhe duke ngjallur qelizat tashmë të vdekura.

LUGA E FTOHTË

Nëse keni telashe apo keni sy të fryrë, dy lugë prej metali do të mund të rregullojnë këtë problem të theksuar. Ato janë madhësia e përsosur dhe forma e duhur për t'i shndritur ato hapësira pranë syve, duke iu bërë masazh syve, përderisa temperatura e ftohtë e lugës nxit qarkullimin e gjakut. Kjo është një zgjidhje e përkohshme, përderisa një lugë e ngrirë, po ashtu, bën mrekullinë.

QESKAT E ÇAJIT

Vendosni dy qeska të çaji të gjelbër apo të zi, në ujë të ngrohtë. Më pas po të njëjtat qeska i vendosni në ngrirës dhe pas pak i vendoni mbi hapësirat e syve, duke i lënë të qëndrojnë aty për disa minuta rresht. Kjo mënyrë është aq efektive, që ndikon në zbutjen e enëve të gjakut dhe në qarkullimin më të mirë të tij, e po ashtu ndikojnë edhe në reduktimin e qeskave të zeza në sy.

TRANGUJT

Kjo fshehtësi klasike është njëra ndër më të vjetrat të shënuara ndonjëherë, e madje për këtë ekziston një arsye e mirë. Aplikimi i shtresave të trangullit përreth syve nuk është efektive vetëm në reduktimin e fryrjes së syve, por gjithsesi se i furnizon ata me ujë dhe me antioksidues. E gjithë kjo ndodh, pasi që trangujt kanë një sasi tepër të lartë të ujit.

(Kosova Sot Online)