Super fshehtësitë për një stomak seksi dhe të rrafshët

  • 14 June 2019 - 09:49
Super fshehtësitë për një stomak seksi dhe të rrafshët

Uji me limon e me tranguj nxit shkrirjen e shtresave dhjamore, sikurse edhe mbështjellësi i aluminit nga kuzhina shtëpiake

UJI ME TRANGUJ NDIKON SI DIURETIK NATYRAL

Edhe pse linja e mirë e trupit kërkon mund, basku i rrafshët shpejtë mund të arrihet. Një ditë para se të shkoni në plazh, sugjerohet të pini shumë ujë. Dehidrimi shtyn trupin në mbajtjen e ujit dhe me atë rast shfaqen fryrjet. Ujin mund ta erëzoni me limon, tranguj, nenexhik apo edhe me xhenxhefil. Limoni ndihmon në pastrimin e shpejtë të trupit, nenexhiku thyen oreksin, xhenxhefili rregullon tretjen ndërsa që trangujt veprojnë si diuretik natyral.

NËSE KONSUMONI SHPEJT, PËRTYPET MË SHUMË AJËR

Puna e shpejtë e tretjes së ushqimit, pos tretjes mund të nxitet edhe me mënyrën e ngrënies së ushqimit. Ushqimin duhet ta përtypni së paku 20 deri 25 herë. Nëse hani shpejt, nuk e përtypni ushqimin sa duhet, që do të thotë se në sistemin tretës hyn më shumë ajër i cili shkakton fryrje.

MBËSHTJELLËSIT PREJ ALUMINI SHKRIJNË DHJAMIN

Në shkrirjen e shpejtë të yndyrave në hapësirën përreth barkut, në largimin e helmeve nga trupi, largimin e lëngjeve tepricë dhe në shtrëngimin e lëkurës ndihmon mbështjellësi prej alumini. Tretmani fillon me dy gota ujë të vluar, të cilit i shtohen edhe tri qese çaj të gjelbër, një kapsulë me vitamina E si dhe dy lugë kripë deti. Derisa kjo përzierje të ftohet, përzieni edhe dy lugë kripë deti me dy lugë vaj kokosi dhe i bëni masazh barkut. Gjithë këtë përzierje më pas e vendosni në bark dhe e mbështjelli me mbështjellësin prej alumini.

GJUMI I MIRË THYEN OREKSIN

Mungesa e gjumit nxit sekretimin e kortizolit, hormonin e stresit i cili ndërlidhet me mbipeshën, sidomos në hapësirat e barkut. Oreksi forcon atë që shkakton mbipeshën. Më së miri është që për çdo natë të flini midis shtatë dhe nëntë orë

USHTRIMET E MËNGJESIT SHPEJTOJNË METABOLIZMIN

Pas një nate të mirë dhe të rehatshme me gjumë, ditën fillojeni me pak ushtrime. Ushtroni jogë në mëngjes, e kjo do t'ju ndihmojë që gjatë ditës të keni një metabolizëm të përshpejtuar. Ecja e drejtë për disa sekonda do ta 'përmirësojë' edhe formën e barkut. Më pas pason kafjalli si dhe disa shujta të tjera të vogla gjatë gjithë ditës. Shujtat i ndihmojnë sistemit tretës të punojë pandërprerë dhe ta tretë ushqimin, derisa shujtat e mëdha vetëm sa e ngadalësojnë tretjen por edhe metabolizmin.

LULELAKRËN DHE BOKOLIN DUHET SHMANGUR

Një ditë para se të shkoni në plazh apo në pishinë, duhet konsumuar ushqimin i cili mbetet më gjatë në sistemin tretës. Ushqimet e përpunuara dhe ato të pasura me sheqer duhet shmangur pasi që shkaktojnë gazra. Zgjidhje më emirë janë drithërat, pemë dhe perimet e pasura me fruktozë si babunen, dredhëza dhe agrume.

ÇAJI QETËSON TRETJEN DHE NXIT HUMBJEN NË PESHË

Kafeina në kafe mund ta ngadalësojë sistemin tretës, prandaj sugjerohet të pini çaj. Kamomili dhe nenexhiku shmangin rrezikun e fryrjes, ndërsa çaji i bardhë dhe ai i gjelbër nxitin shkrirjen e dhjamit.

(Kosova Sot Online)