Shtatë ngjyra buzëkuqi për këtë sezon të nxehët

  • 17 June 2019 - 15:10
Shtatë ngjyra buzëkuqi për këtë sezon të nxehët

Në verë lëkura bëhet më e mbylltë, ndërsa flokët kanë ngjyrë më të çelët, andaj është shumë e rëndësishme të përzgjidhni nuancat e buzëkuqit. Moda ndryshon vazhdimisht dhe moda nuk ka të bëjë vetëm me veshjet, pasi që pjesë shumë e rëndësishme e modës është edhe grimi dhe ngjyrat e tij. Kështu që, duke dashur që t'ju ndihmojmë në përzgjedhjen e nuancave të qëlluara, më poshtë kemi renditur disa nga ngjyrat më të përshtatshme të buzëkuqit, që janë në trend për këtë verë.

1. NGJYRA ORKIDE

Ngjyra orkide është ngjyra numër një e buzëkuqit për këtë verë. Madje, kjo ngjyrë nuk është e përshtatshme vetëm për verë, mirëpo edhe për të gjitha stinët tjera. Në fakt, ngjyra e orkidesë është përzgjedhur si ngjyra e vitit 2014 nga 'Pantone', andaj nuk besojmë që ka ndonjë arsye që ta mos e provoni. 

2. NGJYRA E KUQE

Ngjyra që gjithmonë është në modë, padyshim është ngjyra e kuqe. Kjo ngjyrë klasike është e përkryer për ndonjë takim gjatë mbrëmjes apo për ndonjë natë që keni vendosur ta kaloni me shoqërinë. Për më tepër, ngjyra e kuqe është një ngjyrë shumë natyrale, andaj nëse doni dukeni bukur provoni ngjyrën e kuqe. 

3. NGJYRA KORALE

Ngjyra korale është ngjyra e përkryer për buzë, thonj dhe për veshje. Ndonëse kjo ngjyrë shkëlqen, shkëlqimi i saj nuk është i tepërt. Mbi të gjitha, ngjyra korale ju ndihmon të theksoni ngjyrën e marrë nga rrezitja.

4. NGJYRA ROZË E ERRËT

Nëse jeni duke kërkuar diçka më të gjallë, atëherë patjetër duhet të provoni buzëkuqin me ngjyrë rozë të errët. Më e mira për këtë ngjyrë është se ajo përshtatet pothuajse me të gjitha nuancat e lëkurës.

5. NGJYRA E PORTOKALLTË

Ndonëse vetëm femrat e guximshme përdorin buzëkuq me ngjyrë të portokalltë, kjo ngjyrë është shumë e përshtatshme. Mirëpo, një gjë që është shumë e rëndësishme, e që nuk guxojmë të mos e përmendim, është që buzëkuqi i portokalltë nuk duhet të kombinohet me grim të tepruar në pjesën tjetër të fytyrës.

6. NGJYRA ROZË PASTELE

Ngjyra rozë pastele është njëra ndër ngjyrat më të përshtatshme për pranverë dhe verë. Kjo ngjyrë, e cila përdoret shumë gjatë ditëve të verës, është shumë femërore. Mirëpo, sikurse me ngjyrën e portokalltë, duhet të tregoheni të kujdesshëm me pjesën tjetër të grimit.

7. NGJYRA BOJËVISHNJE

Nëse nuk ju pëlqejnë as ngjyrat e çelëta as ato të mbyllëta, provoni ngjyrën bojëvishnje. Edhe kjo ngjyrë është shumë e përshtatshme për mbrëmjet e nxehta verore. Për më tepër, kjo ngjyrë është shumë dramatike nëse jeni duke kërkuar një pamje më tërheqëse. 


(Kosova Sot Online)