Shprehitë që dëmtojnë lëkurën tuaj

  • 18 June 2019 - 15:11
Shprehitë që dëmtojnë lëkurën tuaj

Disa shprehi të këqija, për të cilat shpeshherë nuk jemi të vetëdijshëm, ndikojnë dëmshëm në lëkurën tonë, duke e plakur atë para kohe.

KLORI

Nëse për çdo ditë shkoni në pishinë, shkaku i pranisë së klorit në ujë, duhet t'i kushtoni kujdes të veçantë të lëkurës. Madje, edhe pas dushit, klori mund të mbetet në lëkurë dhe të krijojë reaksion me preparatet për pastrimin e fytyrës dhe losionet.

BISEDA NË TELEFON

Orët e tëra të kaluara në telefon mund të ndikojnë në ënjtjen dhe skuqjen e lëkurës në linjën rreth nofullës dhe në mjekër. Gjithmonë me vete mbani peceta të lagura, në mënyrë që të mund ta fshini edhe fytyrën, por edhe telefonin.

GRIMI

Nëse grimin nuk e largoni para gjumit, mund të shfaqen infeksione bakteriale. Për më tepër, shkaku i grimit që mbetet në jastëk mund të keni mundim. Mbani pranë vetes gjithmonë peceta që largojnë grimin.

KAFEJA

Kafeina është fajtori kryesor që shkakton tharjen e lëkurës dhe krijimin e rrudhave. Pini sasi të mjaftueshme të ujit, në të cilin, për shije, mund të shtoni pak limon apo portokall.

MOS I HARRONI BUZËT!

Kini vëmendjen edhe në kujdesin e buzëve, sepse, nëse janë të thara dhe pëlcasin, shpejt do të plaken. Përdorni buzëkuq me vazelinë.

DUSHI ME UJË TË NXEHTË

Dushi për një kohë të gjatë, me ujë të nxehtë, largon shtresën mbrojtëse të lëkurës, prandaj edhe bëhet më e tharë. Kur lëkura të jetë skuqur dhe të fillojë të kruhet, është shenjë se duhet ta ndaloni dushin.

ANASHKALIMI I SHUJTAVE

Anashkalimi i shujtave mund ta përshpejtojë plakjen dhe tharjen e lëkurës. Mundohuni që për çdo ditë të merrni vitamina C (portokaj), vitamina B3 (kikirikë), vitamina E (avokado) dhe vitamina A (patate të ëmbla).

(Kosova Sot Online)