Këshilla grimi, që ju ndihmojnë të dukeni si yjet e Hollivudit

  • 21 June 2019 - 17:10
Këshilla grimi, që ju ndihmojnë të dukeni si yjet e Hollivudit

Zakonisht, grimi përdoret për të theksuar bukurinë natyrale, jo për ta fshehur atë. Mirëpo, disa net janë me të vërtetë të veçanta dhe kërkojnë përqendrim më të madh për t’u dukur bukur. Më poshtë kemi renditur disa këshilla grimi që ju ndihmojnë të dukeni si yjet e Hollivudit, pa pasur nevojë të shkoni te grimeri.

Mbushësit e buzëve

Ky trik do t’ju kursejë qindra euro në vit! Nëse jeni e pasionuar pas buzëve të mbushura, mirëpo fatkeqësisht nuk keni mundësi të paguani një mal me para për t’i mbushur ato nëpër sallonet e bukurisë, atëherë kërkoni mbushës artificialë të buzëve në ndonjërin prej dyqaneve lokale të kozmetikës, dhe do të shihni se sa mirë do të funksionojnë.

‘Eyeliner’-i

Pothuajse të gjitha femrat kanë nga një ‘eyeliner’ në çantën e tyre. Pa marrë parasysh se a përdorni laps, ‘eyeliner’ të lëngët apo në formë xheli, nëse arrini ta vendosni si duhet, ‘eyeliner’-i transformon në tërësi pamjen tuaj. Krijimi i skajeve të mprehta apo ndonjë forme tjetër ju ndihmon të fitoni një dukje shumë ekzotike. Megjithatë, praktikimi ju ofron drejt perfeksionit, andaj edhe provoni sa më shumë forma të ndryshme derisa ta arrini atë që ju e dëshironi.

Theksimi

Theksimi është ‘miku’ më i mirë i yjeve. Nëpërmjet përdorimit të mjeteve dhe preparateve të duhura, ju mund t’i ‘hiqni’ kilogramët e tepërt nga fytyra juaj. Megjithatë, duhet të tregoheni shumë të kujdesshme me produktet që përzgjidhni, pasi që produktet e gabuara mund t’jua çojnë mundin dëm! 

Kufizimi i buzëve

Nëse buxheti nuk jua lejon të blini mbushës të buzëve, atëherë ne kemi një alternativë edhe më të lirë. Provoni kufizimin e buzëve me laps. Gjithsesi, duhet të keni kujdes në përzgjedhjen e ngjyrës së lapsit, pasi që ngjyra e tij nuk guxon të dallojë shumë nga ajo e buzëkuqit.

Fshehësi i gjelbër

Yjet zakonisht kanë lëkurë të lëmuar dhe shumë të butë, duke iu falënderuar trajtimeve të shtrenjta që ato iu nënshtrohen. Mirëpo, edhe nëse ju nuk keni mundësi që t’u nënshtroheni trajtimeve të tilla, nuk ka nevojë të dëshpëroheni, pasi që fshehësi me ngjyrë të gjelbër ju ndihmon të fshihni shenjat që mbesin si pasojë e puçrrave apo akneve.

Brushat

Pa marrë parasysh se a jeni fillestare në aplikimin e grimit apo ka kohë që jeni duke punuar me të, gjëja më e mirë që mund të bëni është të investoni në brushat e grimit. Artistët e grimit që punojnë me yje kanë një numër të madh brushash, dhe është një imperativ që edhe ju duhet t’i keni të paktën disa. Për shembull, hijezimi i syve kërkon përdorimin e më shumë se një brushe.

(Kosova Sot Online)