Tetë këshilla për dredha të qëndrueshme flokësh

  • 22 June 2019 - 18:05
Tetë këshilla për dredha të qëndrueshme flokësh

Shumë femra e kanë të vështirë të manovrojnë me hekurin për dredhim të flokëve, dhe kjo më shumë gjasë për shkak të faktit që ka shumë pak trika dhe udhëzime, që i mësojnë femrat sesi ta përdorin hekurin për dredhim të flokëve. Për t'ua lehtësuar jetën, ne kemi përzgjedhur disa trika për përdorim të hekurit për dredhim të flokëve.

1. VENDOSNI ÇFARË DREDHASH DËSHIRONI!

Madhësia e hekurit për dredhim të flokëve është e lidhur ngushtë me faktin se çfarë dredhash dëshironi të përfitoni. Nëse dëshironi të keni dredha më të gjera, duhet të përdorni hekur më të madh për dredhim, ndërsa për dredhat më të shpeshta duhet të përdorni hekur më të vogël për dredhim të flokësh. Ky më shumë gjasë është një trik, për të cilin nuk keni dëgjuar më parë.

2. MËSOJENI MATERIALIN E HEKURIT!

Materiali përbërës i hekurit për dredhim është shumë i rëndësishëm për rezultatin e dredhave. Për shembull, stilistët preferojnë përdorimin e hekurit të përbërë nga qeramika, pasi që ky lloj hekuri bën që nxehtësia të shpërndahet njëjtë në të gjithë flokët. Edhe më të mirë, mirëpo dukshëm më të shtrenjtë, janë ata të punuar nga ari dhe titani, ndërsa hekuri më i dëmshëm për flokët është ai i punuar nga kromi.  

3. NXEHTËSIA E HEKURIT

Nxehtësia është një tjetër element shumë i rëndësishëm sa i përket dredhimit të flokëve. Varësisht nga lloji i flokëve, ju duhet të përzgjidhni edhe hekurin për dredhimin e tyre. Pra, sa më të trashë që i keni flokët, aq më shumë nxehtësi duhet të lirojë hekuri.

4. KRIHNI FLOKËT PARA SE T'I DREDHONI!

Para se të filloni me dredhimin e flokëve, është shumë e rëndësishme që t'i krihni. Krehja e flokëve largon qimet e rëna nga koka dhe rrjedhimisht ju mundëson që të keni një proces më të lehtë të dredhimit të flokëve.

5. PËRDORIMI I PRODUKTEVE

Përgatitja e flokëve është shumë e rëndësishme! Ju nuk do të dëshironit të përdornit një mal produktesh, mirëpo jeni të detyruar t'i përdorni disa, nëse mëtoni të fitoni një dukje të mirë. Kombinimi i serumit të flokëve me një llak të përshtatshëm është ideal.

6. NDANI FLOKËT NË SEKTORË!

Gabimi më i madh, që ju mund të bëni gjatë dredhimit të flokëve, është nëse mundoheni të dredhoni një sasi të madhe flokësh në të njëjtën kohë. Andaj, është shumë e rëndësishme që para se të filloni me dredhimin e flokëve, t'i ndani në sektorë dhe më pas t'i dredhoni pjesë-pjesë.

7. MBËSHTILLNI FLOKËT PËRRETH HEKURIT!

Nëse dëshironi të fitoni flokë të valëzuar, rrotulloni përreth hekurit për dredhim dhe mos i lini më gjatë se disa sekonda. Gjithsesi, për të arritur një pamje të përkryer, ju duhet ta praktikoni këtë stil më shpesh.

8. MOS I DREDHONI FLOKËT KUR JANË TË LAGËT!

Kurrsesi nuk guxoni t'i dredhoni flokët, kur janë të lagët. Një veprim i tillë mund të bëjë që flokët tuaj të bëhen shumë të brishtë, në vend se të jenë të bukur dhe me shkëlqim. E njëjta gjë vlen edhe për drejtimin e flokëve! 

(Kosova Sot Online)