Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit

  • 23 June 2019 - 08:32
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit

Edhe pse disa prej nesh e kanë me shumë qejf grimin, e disa të tjera preferojnë të mos e përdorin shumë, vjen një moment kur të gjithë do të përdorim disa produkte. Varësisht nga shija dhe vendi ku do të shkoni, përdorimi i make-up dallon, mirëpo janë disa rregulla të thjeshta të cilave duhet t’u përmbaheni.

Ja cilat janë katër gabimet që nuk duhet t’i bëni në grim:

Nuk pastroni kurrë furçat për grim

Nëse nuk e keni bërë kurrë më parë këtë gjë, urojmë që ky artikull t’ju bëjë të ndërroni mendje. Përdorimi i brushave të ndotura për një kohë të gjatë është shkaktari kryesor për shfaqjen e akneve dhe vatrave të ndryshme bakteriale në sipërfaqen e lëkurës. Gjithashtu bën që grimi juaj të mos jetë uniform dhe i freskët.

Nuk aplikoni kremin pudër në pjesën e qafës dhe gjoksit

Kremi pudër është një ndër ato produkte që nuk mungon kurrë në çantën e kozmetikës së një gruaje apo vajze. Përveç se i jep lëkurës një ngjyrë më uniforme, shërben gjithashtu për të mbuluar ndonjë cen të vogël si puçrrat, njollat kafe apo pikat e zeza. Megjithatë një ndër gabimet më të shpeshta që bëjmë është të lyejmë gjithë fytyrën dhe jo qafën. Dhe nëse ngjyra e kremit që keni zgjedhur është disa herë më e errët apo e zbardhur nga toni natyral i lëkurës, kjo gjë do të bëjë që të dukeni keq.

Nuk hidratoni lëkurën para se të aplikoni krem pudër

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut dhe për pasojë edhe më e ekspozuara ndaj ndryshimeve të motit, diellit dhe rrezeve ultravjollcë, produkteve kozmetike ose larëse me përmbajtje kimike etj. Përveç scrubit, të cilin duhet ta bëni 1-2 herë në javë, duhet të aplikoni krem hidratues gjatë gjithë kohës, sidomos para se të përdorni krem pudër. Kremi pudër në një lëkurë të thatë e bën të duket atë jo e shëndetshme, jep kruarje gjithë kohës dhe fshihet lehtë.

Konturoni vetullat më shumë se sa duhet

(Kosova Sot Online)