Për femrat që dëshirojnë qëndrushmëri të gjatë të ngjyrës në buzë

  • 25 June 2019 - 19:07
Për femrat që dëshirojnë qëndrushmëri të gjatë të ngjyrës në buzë

Nëse ju pëlqejnë ngjyrat për buzë që i bëjnë buzët tuaja më të plota e fytyrës i japin freski, me siguri dëshironi që të jenë më të qëndrueshëm. Nëse hiqen dhe zbehen shpejt, kjo gjë mund t'ju nevrikosë, por ekziston zgjidhja edhe për këtë problem. Ky proces bëhet në disa hapa, e ndoshta në fillim mund t'ju duket monoton, por ia vlen që ta bëni!

HAPI I PARË

Bëjeni një piling të buzëve ose thjesht fërkojini pak me një peshqir. Më pas në to e aplikoni balsamin. Ky është një hap shumë i rëndësishëm nëse përdorni ngjyra pa shkëlqim, të cilat momentalisht janë shumë të popullarizuara, sepse ato i thajnë buzët më shpejt.

HAPI I DYTË

Pas disa minutave, kur buzët ta kenë absorbuar balsamin, i kufizoni me laps për buzë me ngjyrën tuaj të preferuar.

HAPI I TRETË

I ngjyrosni buzët me buzëkuq.

HAPI I KATËRT

E hiqni tepricën e ngjyrës nga buzët duke e përdorur një fasoletë letre.

HAPI I PESTË

Me brushë për të kuq të mollëzave e aplikoni pudrën për foshnja ose pudër për reduktim të shkëlqimit në një shtresë të hollë mbi buzë. Kujdesuni që të mos e teproni.

HAPI I GJASHTË

Pas aplikimit ë pudrës në buzë e qitni edhe një shtresë të ngjyrës për buzë dhe mos u brengosni, ngjyra do të qëndrojë dhe nuk do të hiqet, madje edhe nëse hani ndonjë ushqim.  


(Kosova Sot Online)