Si të shërohen simptomat e menopauzës: me hormone apo me bimë?

  • 01 July 2019 - 09:16
Si të shërohen simptomat e menopauzës: me hormone apo me bimë?

Femrat ditëve të sotme gjithnjë e më herët hyjnë në menopauzë. Në bazë të disa të dhënave, menopauza mund ta shfaqet para moshës dyzetvjeçare, ndërsa që e paralajmërojnë dhimbjet e kokës, ndryshimi në disponim dhe djersitje të shtuar. Në shërimin mjekësor të menopauzës theksohet rëndësia e ndryshimit të stilit të jetës dhe gjithçka më nuk i hidhet shërimin hormonal.

Por, përdoren edhe kombinime të ndryshme të ilaçeve, ato ilaçe në ndihmojnë në shërimin e osteoporozës me estrogjen, përderisa këto kombinime zvogëlojnë rreziqet gjatë periudhës pas menopauzës, kështu që mbrojnë gjinjtë nga rritja e pakontrolluar e qelizave të dëmshme, të cilat në të ardhmen mund të shndërrohen në qeliza problematike.

TERAPIA HORMONALE

Edhe pse jo të gjitha femrat janë kandidate për terapi hormonale, ato femra të cilat shkojnë dhe kryejnë vizita të rregullta mjekësore, vjetore, nuk posedojnë faktorë të rrezikut, dhe janë të përsosura për llojet e shërimit. Rreth 8,4 për qind e femrave që kanë përdorur një terapi të tillë para dhjetë viteve, sot i përdorin vetëm 4 për qind e tyre.  

Femrat kanë nevojë për ndihmë që në momentet e para kur të fillojë rënia e estrogjenit, përderisa numri i atyre që nuk dëshirojnë të kërkojnë ndihmë fare është mjaft i madh dhe përcaktohen për mënyra natyrale të shërimit. Më së shpeshti qasen fitoterapisë, e cila është e veçantë kur e dimë se shumë bimë përmbajnë fitohormone, të cilat lidhen për receptorët hormonal në organizmin tonë, i cili në njëfarë mënyre, mashtrojnë organizmin se ka hormone të mjaftueshme.

Në këtë mënyrë lejojnë qelizave të trupit tonë që të rregullojnë mungesën e hormoneve të caktuara. Megjithëse nuk i përjetojmë të gjithë preparatet e bimëve e as secili organizëm nuk është i njëjtë dhe nuk sillet në të njëjtën mënyrë, mirëpo ekzistojnë disa prej tyre që përdoren gjatë kohës së menopauzës. Një prej këtyre bimëve është Lulja e Balsamit (lat. Hypericum perforatum), e cila ka efekt qetësues, por nuk guxon të përdoret në kombinim me antidepresivë.

Një bimë tjetër që në popull njihet si shapkë (lat. Capsella bursa) stabilizon gjakrrjedhjen dhe ndikon në ekuilibrin e kohëzgjatjes së menstruacioneve.

(Kosova Sot Online)