12 ngjyra të mahnitëshme franceze të thonjëve

  • 03 July 2019 - 14:48
12 ngjyra të mahnitëshme franceze të thonjëve

Nëse jeni një fanatike e dizajneve të bukura në thonjtë tuaj, atëherë e dini që stili 'francez' i manikyrit është ai stil që përbëhet nga një ngjyrë në pjesën e poshtme të thonjve dhe një tjetër në majën e tyre. Ja disa dizajne të mahnitshme, nga të cilat mund të inspiroheni për manikyrin tuaj të radhës.

MOTIVI I KAFSHËVE

Nëse ju pëlqen motive i kafshëve, ky është dizajni i duhur për ju. Vijat e holla të arta ju japin sasinë e përkryer të shkëlqimit, pa e tepruar.

NGJYRA ROZË ME LULE

Me këtë dizajn do të ndiheni sikur gjendeni në pushime në ndonjë ishull. A nuk janë të mahnitshme këto lule të vogla?

SHKËLQIMI I KALTËR DHE I ARGJENDTË

Kjo ngjyrë e së kaltrës së errët është e mahnitshme dhe ngjyra e argjendtë duket shumë bukur përkrah saj. Pamja përfundimtare është e sofistikuar.

MANIKYRI FRANCEZ 'OMBRE'

'Ombre' është një trend shumë i pëlqyer tani dhe duket për mrekulli në thonjtë tuaj. Ja një lloj që mund t'ju pëlqejë në këtë stil.

NGJYRA E ZEZË DHE E ARGJENDTË

Ky dizajn është i mahnitshëm. Sigurohuni që baza juaj e fundit e tejdukshme të jetë me shumë shkëlqim.

NGJYRA ROZË ME SHKËLQIM

Ngjyra rozë dhe e argjendtë bien shumë më shumë në sy se kombinimi i të zezës me të argjendtën, si në rastin e mëparshëm. Nëse doni të tërhiqni vëmendje, provojeni këtë.

MAJAT E ZBUKURUARA ME STOLI

Nëse dëshironi pak stoli për të bërë një dizajn të përkryer, mund ta provoni këtë. Edhe vijat diagonale e bëjnë pamjen pak më të këndshme.

ZBUKURIMET E THJESHTA

Gjithmonë mund të dukeni nëse e zbukuroni vetëm një thua, ndërsa të tjerët i lini me ngjyrë të njëjtë. Preferohet që ky zbukurim të vendoset në thoin e gishtit të unazës së fejesës.

MAJAT ME NGJYRË TË ZEZË

Dizajni i tillë flet vetë dhe ajo që thotë është fjala 'elegancë'. Kombinimi mes të bardhës dhe të zezës është i mahnitshëm.

NGJYRA BEZHË ME MAJË TË ZEZË

Shkëlqimi i tillë holografik është tepër i bukur. Pjesa më e mirë e këtij dizajni është fakti që ai është shumë i thjeshtë.

NGJYRA E ZEZË DHE E ARTË

Kjo është një pamje shumë elegante e stilit francez. E arta ndoshta nuk ju pëlqen, por në këtë rast funksionon shumë mirë në kombinim me të zezën.

STILI GJEOMETRIK FRANCEZ

Ka diçka shumë gjeometrike që tërheq vëmendjen këtu. Madje dizajni në gishtin e unazës është edhe më i mirë.

(Kosova Sot Online)