Nëntë forma të përsosura të vetullave

  • 06 July 2019 - 12:59
Nëntë forma të përsosura të vetullave

A mendoni se vetullat tuaja janë të përsosura? Ndonëse të trasha, vetullat natyrale janë shumë në modë kohëve të fundit. Mirëpo, për të pasur vetulla të përkryera, nuk do të thotë që doemos të jenë natyrale.

E rëndësishme është që ju të ndiheni komod me vetullat tuaja. Më poshtë kemi përzgjedhur disa forma vetullash, të cilat mund t’ju inspirojnë.

1. Vetullat e definuara dhe të trasha

Nëse jeni duke kërkuar që të krijoni formën e përsosur të vetullave, mos hezitoni t’i mbushni ato me laps apo me produkte të tjera.

2. Harqet e definuar 

Këto vetulla nuk janë as të trasha e as të holla. Për ta arritur një dukje të tillë duhet t’i definoni harqet e vetullave.

3. Kthesa

Skajet e jashtme të vetullave janë të mrekullueshme, ndërsa kthesat e vetullave janë më të përshtatshme për ta arritur një dukje të tillë.

4. Ngjyra e çelët, më natyrale

Nuk ka nevojë që vetullat të jenë të errëta për t’u dukur bukur. Nganjëherë, ngjyrat e ndritura mund të jenë më natyrale dhe shumë më tërheqëse. 

5. Përshtatja e ngjyrave

Siç mund të shihni edhe nga kjo fotografi, ngjyra e vetullave dhe e flokëve të modeles përshtaten për mrekulli, gjë që bën që vetullat të jenë të përsosura.

6. Vetullat e zjarrta

Kjo formë vetullash ndikon shumë në formësimin e syve. Nëse keni vetulla të shëndosha, patjetër duhet të provoni këtë formë.

7. Vetullat natyrale të Brigitte Bardot

Kohëve të fundit, femrat nuk janë duke u përkujdesur shumë për heqjen dhe formësimin e vetullave. Të njëjtën gjë duhet ta bëni edhe ju, kënaquni me ato që keni!

8. Inspirimi nga Kim Kardashian

Mund të thoni çka të dëshironi për Kim Kardashian-in, mirëpo vetullat e saj janë të përsosura. Ato as nuk janë tepër të holla, e as të trasha dhe kurrë nuk lënë përshtypjen që janë shumë artificiale.

9. Vetullat e Lily Collins-it

Lily është njëra ndër yjet e pakta që ka ruajtur vetullat natyrale. Në fakt, është shumë interesant të shihet se sa bukur duket ajo me këto vetulla të trasha.

(Kosova Sot Online)