Sekretet për një ngjyrë të bukur në plazh, që në ditën e parë

  • 06 korrik 2019 - 17:54
Sekretet për një ngjyrë të bukur në plazh, që në ditën e parë

Të kryejmë scrub 3-4 ditë përpara se të ekspozohemi në diellin e parë, është një këshillë shumë e vlefshme. Duke kryer procesin e eksfolimit me anë te skrapit, ne kemi larguar qelizat e vdekura nga lëkura jonë dhe kemi aktivizuar qeliza të reja dhe të pastra. Do të jenë pikërisht këto që do të na ndihmojmë jo vetëm të marrim ngjyrë të bukur siç dëshirojmë por edhe ta ruajmë gjatë atë.

Ripërsëriteni aplikimin e kremit të diellit çdo 120-150 minuta. Kjo duhet të na vlejë si rutinë, jo vetëm kur ka diell por edhe ato ditët që na duket sikur dielli është fshehur tek retë. Dhe veç kësaj është shumë e rëndësishme që të ndërrojmë çdo 20-30 minuta mënyrën tonë të qëndrimit në diell. Duhet që pas këtij minutazhi të kthejmë nga dielli një pjesë të cilën ai nuk e ka prekur thuajse fare në këtë kohë-qëndrim.

Jo parfumeve, antidjersave me esencave të parfumit gjatë kohës kur do të merrni rreze dielli.

Është shumë e rëndësishme që gjatë kohës që jemi në plazh, të mos ngatërrojmë me njëra-tjetrën formulën kimike të produkteve të lartë përmendura me atë të kremit të diellit. Nëse ne i kemi të dyja këto në lëkurë ato do të bashkohen me njëra -tjetrën duke humbur vlerat e kremit mbrojtës. 

Kujdes me larjet në det

Duhet të dimë gjithmonë dhe shumë mirë faktin që kur jemi në det, nuk jemi të mbrojtur nga dielli, edhe pse ka produkte për kujdesin e lëkurës që lexojnë kundër ujit. Kështu që duhet ta llogarisim shumë mirë kohën që kalojmë duke u larë që të mos kalojë minutazhin që i kemi përcaktuar vetvetes të qëndrojmë në diell.

Pini sa më shumë ujë

Që të mbajmë sa më të hidratuar organizmin tonë dhe te gjithë strukturën qelizore duhen të pini sa shumë ujë. Kjo na ndihmon të shtojmë edhe hidratimin e përgjithshëm të lëkurës e cila favorizon nxirje më të mirë edhe më të shpejtë.

Bëni banjë më ujë të vakët

Kur kthehemi në dhomën e pushimit është mirë të kryejmë gjithmonë një dush. Temperatura duhet të jetë e vakët, madje për ata që nuk e kanë problem edhe e freskët. Nëse përdorim ujë të ngrohtë për shpëlarje do të favorizojmë procesion e deskuamimit ( rënies së lirë të qelizave, të cilat në këtë rast po na mbajnë ngjyrën e fituar).

(Kosova Sot Online)