Të vërtetat dhe shkathtësitë e gjysheve tona

  • 17 July 2019 - 08:43
Të vërtetat dhe shkathtësitë e gjysheve tona

Me miliona këshilla, të cilat i keni marrë nga gjyshet tuaja, edhe sot e kësaj dite kanë peshën e tyre. Në vijim ju sjellim të gjitha ilaçet popullore dhe këshillat e nevojshme që i keni marrë nga gjyshet tuaja, e që sot e kësaj dite janë të sakta

KAFJALLI - SHUJTA MË E RËNDËSISHME NË DITË -Kjo shujtë ju nxit metabolizmin, ngrit nivelin e sheqerit në gjak deri në nivelin e nevojshëm, por është vërtetuar se njerëzit që e konsumojnë kafjallin jetojnë më gjatë.

PESHKU - USHQIM PËR TRU -Aminoacidet omega 3 omega 5, të cilat gjenden në mishin e peshkut, janë shumë të mirëseardhura dhe të shëndetshme për trurin dhe funksionin e tij. 

PESHKU - USHQIM PËR TRU-Aminoacidet omega 3 omega 5, të cilat gjenden në mishin e peshkut, janë shumë të mirëseardhura dhe të shëndetshme për trurin dhe funksionin e tij. 

NUK IA VLEN TA PËRTYPNI ÇAMÇAKËZIN-Përtypja e çamçakëzit mund të ndikojë në bllokimin e zorrëve, por edhe komplikimeve të tjera. 

BANJA E NGROHTË ZVOGËLON GJASAT PËR TË LINDUR FËMIJË -Kjo vlen për meshkujt. Në fakt, kur më shumë kohë kaloni në ujë të nxehtë, zvogëlohet numri i spermatozoideve.

TË FTOHTËT SHKAKTON FTOHJEN-Shkencëtarët kanë vërtetuar se qëndrimi në hapësira të ftohta është kyçe për ftohje, sidomos keni kujdes në banjë, pasi që hapësirat tjera janë të ngrohta e banjat zakonisht nuk ngrohen. 

NJË MOLLË NË DITË-Kjo pemë është e shëndetshme për të luftuar sëmundje të ndryshme, e është e dobishme edhe për ata që vuajnë nga kanceri, prandaj këtë këshillë të gjyshes ia vlen ta aplikoni për çdo ditë. 

KAROTA PËR SY-Natyrisht, karota mund ta shëron verbërinë, prandaj beta karotinë zvogëlon rrezikun nga dobësimi i shikimit në pleqëri. 

SUPA ME MISH PULE-Mishi i pulës zvogëlon inflamacionet, qetëson organet respiratore, prandaj gjyshet kanë të drejtë kur thonë se supa me pulë është e shkëlqyeshme në luftë me viruset që shkaktojnë ftohjet.

MOS NOTO ME BARKUN PLOT! -Kur të hani, gjaku lëshohet në lukth, e kur të ushtroni ai ngjitet lart dhe kjo mund të shkaktojë ngërçe. 

(Kosova Sot Online)