Për ta tërhequr vëmendjen në plazh, përdoreni këtë grim

  • 27 korrik 2019 - 18:02
Për ta tërhequr vëmendjen në plazh, përdoreni këtë grim

Grimi për plazh duhet të jetë minimal, në mënyrë që të theksohet bukuria natyrale, e si bazë përdoren pajisje apo krem me faktorë mbrojtës. Dukja e përsosur në plazh fillon me grim të përsosur. Rregulli bazë për grimin në plazh është: të dukesh natyrale, por njëkohësisht edhe atraktive për theksimin e shumë gjërave. Kur bëhet fjalë për grimin veror, me rëndësi është të përdoren prodhime me faktorë mbrojtës, që së paku duhet të jetë 20. Losioni rezistues ndaj ujit vendoset i pari, në mënyrë që ta mbrojë lëkurën e fytyrës nga rrezet e dëmshme të diellit UV. Në vend të bazës së rëndë, gjatë verës sugjerohet të përdorni kremra të lehta. Për krijimin e lëkurës që shkëlqen mund të përdorni pudër në variantin "shimmer", sidomos nëse dëshironi t'i theksoni mollëzat. Për theksimin e faqeve sugjerohet bojëkuq natyral, apo me ngjyrë të pjeshkës. Grimi në sy do të duhej të ishte minimal. Theksojeni dukjen me një shtresë të maskarës dhe me hije ngjyrë të vaniljes. Për dukje më të guximshme, luani me nuanca të ndezura, si të kaltra dhe rozë apo me nuanca të ngrohta, si të artë dhe ezmere. Mos i harroni buzët, shkëlqimin me ngjyrë të lëkurës, në mënyrë që të gjithë ta kthejnë kokën në drejtimin tuaj.

KUNDËR SHKËLQIMIT TË PADËSHIRUAR

Gjatë stinës së verës më së miri është të përdorni prodhime rezistuese ndaj ujit, shkaku i temperaturave të larta grimi të mos fillojë të shkrihet, që do të ndikojë në lëkurën tuaj të duket e yndyrshme dhe me shkëlqim.

VERA PËLQEN NGJYRAT NË THONJ

Ajo me të cilën kurrë nuk mund ta teproni është llaku i thonjve, prandaj lyejini dhe përshtatni thonjtë me kostumet e larjes apo provojeni ngjyrën më të ndezur që mund ta gjeni. 

(Kosova Sot Online)