7 shprehi naive nga të cilat më shpejt plakeni

  • 19 July 2019 - 08:27
7 shprehi naive nga të cilat më shpejt plakeni

Duhani dhe ekspozimi në diell përshpejtojnë plakjen, por këtë të gjithë e dinë. Mirëpo, shumë më të rrezikshme janë ato shprehi për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm, apo jemi të bindur se ato shprehi nuk na bëjnë keq, e që në fakt lënë pasoja në lëkurën tonë

FLINI SI NË FAKULTET

Nuk është e pazakontë që femrat që punojnë dhe kujdesen për shtëpi kanë aq shumë obligime pas punës, që në shtrat të shkojnë dikur pas mesnatës. Mirëpo, kjo është njëra nga to shprehitë që lënë pasoja në shëndet. Mjekët mungesën e gjumit e lidhin me shtypjen e lartë të gjakut, mbipeshën dhe plakjen e shpejtë. Nuk është e thënë gjithmonë të flini nga tetë orë, por gjumi i mirë le të jetë prioriteti juaj, në krahasim me seç ishte më parë.

PËLQENI ËMBËLSIRAT

Ushqimi ku përfshihet sasi e lartë e sheqerit mund të ndikojë në përshpejtimin e procesit të plakjes, e për këtë të mos jeni fare të vetëdijshëm. Kur mendoni për ëmbëlsirat, me siguri brenga kryesore është rreth peshës, por e vërteta është se këta "vrasës të ëmbël" ndikojnë në plakjen e hershme. Natyrisht se nuk është e lehtë t'i eliminoni në tërësi, por këtë as nuk keni pse ta bëni. Nganjëherë qeraseni veten, por jo përditë.

TEPËR STRES

Stresi është diçka me të cilin të gjithë ne përballi dhe jetojmë dhe aq shumë mësohemi me të, saqë pas një periudhe kohore na duket krejt i zakonshëm. Kështu që mund ta merrni me mend si ndikon ai në procesin e plakjes para kohe. Stresi jo vetëm se ju bën të dukeni më të vjetër, por edhe do të ndiheni ashtu. Prej tij tkurren enët e gjakut, nuk ndihemi në disponim të mirë dhe mund të na e dëmtojë memorien. Stresi nuk mund të shmanget, por ka ilaç. Bëni ushtrime të frymëmarrjes, që shërojnë dhe qetësojnë nga stresi.

USHTRONI VETËM SA PËR TË HUMBUR PESHË

Aktivitetet e rregullta fizike janë njëra ndër mënyrat më të mira ta "ndalni kohën", por për fat të keq shumica e njerëzve ushtrojnë vetëm për të humbur peshë. Vrapimi, ngasja e biçikletës e madje edhe shëtitjet mund t'i ndihmojnë organizmit tuaj në përgjithësi. Jo vetëm se do të dukeni më të rinj, por edhe do të ndiheni ashtu dhe do të ndiheni se keni më shumë energji. Mos lejoni që vitet t'ju arrijnë para kohës, jini aktivë çdo ditë, së paku nga 25 minuta.

NUK TAKOHENI ME MIQTË

Kjo është shumë e thjeshtë, miqtë ju mbajnë të rinj. Kur arrijnë një moshë të caktuar, femrat gjithë ditën ua kushtojnë fëmijëve, punës dhe shtëpisë, e shoqet me të cilat njihen ndoshta më shumë se 20 apo 30 vjet, për to thjeshtë nuk kanë kohë. Ky është ndryshim krejt normal, por studimet shkencore kanë vërtetuar se kjo negativisht ndikon në dukjen tuaj, më saktësisht plakeni më shpejtë. Është interesante që takimet e rregullta me miq, por edhe me familje, mund ta parandalojnë mbipeshë, depresionin dhe ta ngadalësojnë plakjen.

HANI PERIME, POR JO ÇDO DITË

Me siguri se keni dëgjuar që pemët dhe perimet, të cilat janë plot me antioksidues, mund t'ju ndihmojnë që më gjatë të jeni të rinj dhe të shëndetshëm. Substancat e tyre luftojnë kundër radikalëve të lirë, të cilët shkaktojnë kaos të vërtetë në organizmin tonë.

NUK JU KUJTOHET KUR PËR HERË TË FUNDIT KENI BËRË SEKS

Jo vetëm se ndjenja është fantastike, por nga seksi do të jeni më mirë të disponuar, do të shpenzoni disa kalori dhe në përgjithësi është i mirë për shëndetin. Hulumtimet kanë vërtetuar se njerëzit aktivë në seks kanë sistem më të fortë imun, më pak ndjejnë dhimbjesh, kanë zemër të shëndetshme dhe më mirë e përjetojnë stresin. 

(Kosova Sot Online)