Pastroni brushat e grimit në tri mënyra të thjeshta

  • 24 July 2019 - 18:56
Pastroni brushat e grimit në tri mënyra të thjeshta

Nëse ju pëlqen që të grimoseni, atëherë me gjasë e dini se pastrimi i rregullt i brushave është i domosdoshëm Meqë disa brusha mund të kushtojnë më shtrenjtë sesa grimi, atëherë është mëkat që të mos përkujdesemi si duhet për to.

1. SAPUNI

Thjesht njomeni brushën në ujë dhe fërkojeni lehtazi në sapun për fytyrë apo duar. Sapuni do t'i largojë të gjitha bakteret dhe papastërtitë, sikur edhe nga duart dhe fytyra. Brushën fërkojeni në sapun, derisa në sapun më të mos mbetet njollë e grimit. Shpëlajeni brushën dhe tereni me letër.

2. XHELATINA PËR TRUP DHE SFUNGJERI

Qitni pak xhelatinë në sfungjer dhe fërkojeni brushën në të, përpara-prapa, që të largohet papastërtia dhe grimi. Shpëlajeni brushën me ujë të pastër dhe kini kujdes që të mos e lagni fort pjesën metalike të brushës, por vetëm qimet e saj. Në këtë mënyrë mund ta pengoni shkatërrimin e saj.

3. VAJI I ULLIRIT DHE SHAMPONI PËR FLOKË

Në një enë të vogël qitni vaj ulliri, aq sa për ta njomur brushën. Më pas në të shtoni shampon dhe përziejeni. Zhyteni brushën dhe fërkojeni për sfungjeri për ta larguar grimin dhe papastërtitë. Vaji i ullirit është një preparat ideal për zbërthimin e korrektorit apo pudrës nga brushat, derisa shamponi e përforcon efektin e pastrimit. Shpëlajeni brushën me ujë dhe, kaq! 

(Kosova Sot Online)