5 ushtrimet që duhet t’i bëni çdo javë pas të 40-ve

  • 30 korrik 2019 - 08:09
5 ushtrimet që duhet t’i bëni çdo javë pas të 40-ve

Shumë njerëz e mendojnë aktivitetin fizik si zgjidhje ndaj të gjitha problemeve shëndetësore, edhe ato të lidhura me procesin e plakjes. Sigurisht, sado aktivitet fizik të kryejmë, nuk do të mund ta ndalim procesin e plakjes, megjithatë, ka plot të dhëna që vërtetojnë se aktiviteti fizik mund të rrisë jetëgjatësinë duke ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike.

Ja cilat janë 5 llojet e ushtrimeve që duhet të bëni çdo javë pas të 40-ve për të qenë të shëndetshëm, të lumtur dhe të dukeni po aq mirë sa ndiheni.

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Provoni: Ushtrimet kardio, 3-4 herë në javë

“Kardio” është shkurtim i fjalës “kardiovaskular”, prandaj edhe ky ushtrim ndihmon për të mbajtur të fortë muskujt e zemrës. Ecja, kërcimi, noti, të gjitha këto ushtrime janë të rëndësishme. Gjithsesi, nëse doni që të merrni përfitime për shëndetin e zemrës nga këto ushtrime kardio, duhet të ushtroheni 3 deri 4 herë në javë për të paktën 30 minuta.

Për të parandaluar osteoporozën

Provoni: Aktivitetet me impakt të lartë, 1 deri në 2 herë në javë

Sipas Fondacionit Kombëtar të Osteoporozës, gati 1 në 2 gra të moshës mbi 50 vjeç pësojnë fraktura të kockave për shkak të osteoporozës, një gjendje ku kockat bëhen më të brishtë.

Mund të dini tashmë që kalciumi mban sistemin skeletor të fortë, megjithatë, studimet kanë treguar se edhe ushtrimet me impakt të lartë, me ngritje peshash, mund të ndihmojnë gjithashtu për t’i mbajtur kockat e fortë. Kërcimi, tenisi, kërcimi Kangoo, të gjitha këto aktivitete fizike ndihmojnë për forcimin e kockave.

Për të luftuar artritin

Rreziku për zhvillimin e artritit rritet me moshën. Megjithatë, të rinjtë e të gjitha moshave mund të kenë dhimbje të artikulacioneve, sidomos ata që janë mbipeshë apo kanë pësuar më parë një frakturë të kyçeve. Ndër të tjera, nuk është kurrë herët për të filluar e mbrojtur trupin. Ushtrimet e forcës janë një nga mënyrat më të mira për të parandaluar zhvillimin e dhimbjeve në trup. Ushtrimet squat apo peshëngritja ndihmojnë për të parandaluar zhvillimin e artritit.

Për të luftuar depresionin

Gratë e moshës 45-64 vjeç kanë një rrezik më të lartë për zhvillimin e depresionit. Edhe pse çdo formë aktiviteti fizik mund të ndihmojë për të parandaluar ankthin ose depresionin, studimet kanë treguar se joga veçanërisht është më e mirë në këtë rast. Një tjetër studim ka treguar se gratë që vuanin nga shqetësime mendore ishin më pak të stresuara pas pjesëmarrjes në një kurs joge 3-mujor.

Për të luftuar dhimbjen e shpinës

Shumë njerëz përjetojnë dhimbje shpine fillimisht në moshat 30-40 vjeç, ndërkohë që dhimbja bëhet më e shpeshtë me moshimin.

“Plank” është një ushtrim shumë i mirë për forcimin e muskujve të barkut dhe belit, për kofshët, por edhe për muskujt në përgjithësi. Ato ndihmojnë në përmirësimin e qëndrimit të trupit dhe për ekuilibër.

Të thjeshta në dukje, të vështira për t’u ushtruar, por shumë efektive për të pasur linja dhe forma të mira fizike.

(Kosova Sot Online)