Këshilla për reduktim të ënjtjes gjatë shtatzënisë

  • 01 August 2019 - 08:40
Këshilla për reduktim të ënjtjes gjatë shtatzënisë

Ënjtja gjatë shtatzënisë është një gjë e zakonshme, që ndodh sidomos në tre muajt e fundit. Ndonëse ju nuk mund ta parandaloni në tërësi ënjtjen, ne kemi disa këshilla për ju, për t'ju ndihmuar në reduktimin e saj në maksimum.

1. REDUKTONI KONSUMIMIN E KRIPËS! Kripa ndikon në akumulimin e ujit në trup, gjë që edhe shkakton ënjtjen, kështu që gjëja e parë, që duhet të bëni për të reduktuar ënjtjen gjatë shtatzënisë, është të konsumoni sa më pak kripë.

2. PINI MË SHUMË UJË! Konsumimi i ujit është ilaç për pothuajse gjithçka, në këtë mënyrë është shumë i rëndësishëm edhe për reduktimin e ënjtjes. Është shumë e rëndësishme që të konsumoni të paktën 2.5 litra ujë në ditë. Uji gjithashtu ju ndihmon edhe në parandalimin e infektimit të kanaleve të urinës, e që shtatzënat janë shumë të rrezikuara.

3. MOS MBATHNI KËPUCË TË NGUSHTA! Ndonëse shumë shpesh është e vështirë t'u rezistohet takave të larta e të bukura, është shumë e rëndësishme që gjatë shtatzënisë t'i hiqni qafe këpucët e parehatshme. Mundohuni që gjatë kësaj periudhe, sidomos në tre muajt e fundit, të mbathni vetëm këpucë të rrafshëta e të rehatshme.

4. MBANI KËMBËT PËRPJETË! Ngritja e këmbëve mund t'ju ndihmojë, duke bërë që ënjtja të kalojë nga nyjat e këmbeve në drejtim të pjesës së poshtme. Vendosja e këmbëve në këtë pozicion ju ndihmon në shpërndarjen e lëngjeve të akumuluara në të gjitha pjesët e trupit, duke bërë që të ndiheni më rehat, ndonëse për periudhë jo shumë të gjatë.

5. MASAZHI Masazhi është dëshmuar të jetë shumë i rëndësishëm për parandalimin dhe reduktimin e ënjtjes gjatë shtatzënisë. Nëse nuk keni dikë që ju rri pranë, mund t'i bëni masazh vetës, mirëpo më mirë është që dikush t'ju bëjë masazh gjatë kësaj periudhe. 

(Kosova Sot Online)