7 arsyet përse vonohen menstruacionet – nuk do ta besoni dot të 4-tën

  • 03 August 2019 - 09:42
7 arsyet përse vonohen menstruacionet – nuk do ta besoni dot të 4-tën

Vonesa e ciklit menstrual mund të shkaktojë stres, veçanërisht tek femrat, të cilat kanë cikël të rregullt, apo janë të shqetësuara nga shtatzënia e papritur.

Gjithsesi, janë mijëra arsye përse ndodhë vonesa e ciklit tuaj, për të cilat nuk duhet të shqetësoheni shumë.
Më poshtë mund t’i gjeni 7 arsyet e mundshme për vonesën tuaj!

Keni parasysh këto gjëra për menstruacionet e para pas lindjes

Ja përse gratë po vendosin gjethet e lakrave në gjoksin e tyre

1.Stresi:

Stresi i vazhdueshëm për një kohë të gjatë mund të ndikojë në ciklin menstrual të femrës, duke e bërë atë më të gjatë apo më të shkurtër se zakonisht, apo në raste specifike të ndaloj këtë proces tërësisht për një muaj apo dy.

Disa femra tregojnë se përjetojnë dhimbje të fundbarkut të mëdha gjatë ciklit, kur përjetojnë stresin në të njëjtën kohë.

2.Perimenopauza

Mosha mesatare kur menopauza shfaqet tek femrat është 52 vjeç, atëherë kur femra nuk ka pasur ciklin menstrual për të paktën 12 muaj.

Shumë femra përjetojnë simptome të hershme të menopauzës 10 deri në 15 vite përpara saj.

Kjo është e njohur si Perimenopauza, dhe sigurisht që bën pjesë në këtë listë, për arsyen se ajo shkakton çrregullim të estrogjenit duke ndikuar automatikisht edhe në ciklin menstrual.

3.Humbja e peshës

Humbja e dukshme e peshës apo stërvitjet intenzive, gjithashtu ndikojnë në rregullat e ciklit. Të qenurit me peshë të vogël apo sasia e ulët e yndyrës në trup, ndryshojnë nivelin e hormoneve, duke i ulur ato në nivele të cilat ovulimi dhe menstruacionet nuk mund të ndodhin.

4.Obeziteti

Njëlloj si humbja e peshës, edhe mbipesha ndikon në ciklin tuaj. Në rastet kur faktori i kësaj dukurie është obeziteti, do të thotë se femra ka një gjendje shëndetësore jo të mirë, prandaj vizita dhe konsulta e doktorit është mëse e nevojshme.

5.Kontraceptivët oral

Kontraceptivët i ofrojnë femrës një lloj të estrogjenit të kombinuar me progesterone për një kohë të caktuar, duke i dhënë edhe disa ditë të lira nga hormonet. Pikërisht këto ngadalësojnë edhe procesin e ovulimit, prandaj edhe cikli arrinë me vonesë.

6.Çrregullimet hormonale

Disa lloje të hormoneve, siç janë prolaktini dhe hormonet tiroide, ndikojnë dukshëm në cikël.

Nëse kjo vonesë shkaktohet nga imbalanci hormonal, kjo gjë mund të vërehët me anë të analizës së gjakut. Prandaj, doktori juaj do t’iu ofrojë udhëzimin e tij nëse diçka e tillë shfaqet tek ju.

7.Shtatzënia

Femrat nuk duhet të arrijnë në konkludim se për vonesën e ciklit duhet të jetë medoemos shtatëzania. Por, edhe anasjelltas.

Shtatzënia mund të ngjajë edhe nëse përdorni kontraceptiv, për arsyen se nëse nuk i kushtoni t’i pini me rregull, efekti i tyre nuk shfaqet fare.

Një femër seksualisht aktive, me vonesë të ciklit, duhet të bëj një test të shtatëzanisë në shtëpi në kohën që vëren se cikli i saj nuk është në rregull. Dhe, duhet patjetër ta ketë parasysh se kontraceptivët oral nuk janë 100% efektiv.

Në qoftë se testi i shtatzënisë rezulton negativ, dhe cikli juaj është vonuar 5 ditë apo më shumë sesa data që e keni pritur të fillojë, atëherë duhet të vizitoni gjinekologun tuaj.

(Kosova Sot Online)