Mos i shkatërroni vetullat me këto veprime të gabueshme

  • 06 August 2019 - 17:12
Mos i shkatërroni vetullat me këto veprime të gabueshme

Vetullat janë "gjysma e bukurisë femërore" -ato mund të jenë stoli e mrekullueshme që theksojnë sytë dhe shikimin, por edhe të tilla, që ta prishin përshtypjen e përgjithshme për femrën Ja tri gabimet kryesore që shkatërrojnë pamjen e vetullave tuaja:

SHKULJA E TEPËRT

Pasi njëherë ta arrini pamjen e dëshiruar të vetullave, më nuk guxoni t'i prekni ato, gjë që dmth se qimet e vetme që duhet t'i shkulni, janë ato rreth vetullave tuaja, respektivisht ato që nuk përshtaten me harkun tuaj të dëshiruar. Mos e teproni dhe mos u jepni tepër pas shkuljes së vetullave.

INJORIMI I HARKUT NATYROR

Secili prej nesh ëndërron për vetulla të cilat mbarojnë lart, mbi kapak, të cilat i kanë vetëm disa femra me të vërtetë me fat. Mu për këtë shkak, shumë femra përcaktohen për shkuljen e pjesës fundore të vetullave dhe për plotësimin e tyre me laps. Bëhet fjalë për një gabim të madh, i cili assesi nuk mund të duket natyrshëm. Harku natyror i rritjes së vetullave përcjell fytyrën tuaj, prandaj nuk duhet ta prishni.

KUR E TEPRONI ME LAPS

Lapsi për vetulla është aksesor kozmetik për plotësimin e boshllëqeve brenda harkut ekzistues të vetullave, apo për nuancimin e qimeve, në mënyrë që të arrihet efekti i theksuar. Por, lapsi nuk shërben për vizatimin e vetullave, e as për korrigjimin e formës së tyre. Përpos që një teknikë e tillë është shumë evidente dhe nuk duket e natyrshme, ekziston edhe rreziku nga njollosja.  

(Kosova Sot Online)