Çizmet e shkurta shndërrohen në pjesën përbërëse të kombinimeve të përditshme

  • 21 August 2019 - 18:22
 Çizmet e shkurta shndërrohen në pjesën përbërëse të kombinimeve të përditshme

Me arritjen e ditëve të para të stinës së vjeshtës, çizmet e shkurta shndërrohen në pjesën përbërëse të kombinimeve të përditshme, nga ato të punës e deri te kombinimet më modeste dhe më të lehta.

Shumë lehtë kombinohen me xhinse, por edhe me fustanet me dantella, dhe me xhaketa me material të lëkurës, derisa në mënyrë të shkëlqyeshme kombinohen edhe me pantallonat klasik me ngjyrë të zezë. Në koleksionet e disenjatorëve me nam botëror dominojnë modelet nga kadifeja, ngjyra e kaltër mbretërore, e kuqe rubini, bezhë dhe ngjyra e butë vjollcë.

(Kosova Sot Online)