6 kombinime për të veshur fundin xhins përgjatë gjithë vjeshtës

  • 25 August 2019 - 15:52
6 kombinime për të veshur fundin xhins përgjatë gjithë vjeshtës

A ka vallë gjë më praktike për të veshur se një fund xhins? Sigurisht dikush mund të përmendë pizhamat por ky është një diskutim tjetër.

Fundi ikonik i xhinsit padyshim është një nga ato veshje që pavarësisht se ndryshon në siluetë nga viti në vit, nuk del kurrë nga moda dhe është perfekt për stinën e vjeshtës, kur nuk është as shumë ftohtë e as shumë vapë.

Ndaj ju vijmë në ndihmë me 6 kombinime për ta veshur atë përgjatë gjithë sezonit në vazhdim.

Fund xhins nën gju me një pardesy lustrafin

Fund xhins i bardhë me një pulovër me shpatulla të ekspozuara

Fund xhins i shkurtër me një pardesy pastel dhe geta me motive

Fund xhins i zi me këmishë neutrale                               

Fund xhins i gjatë me këmishë xhins

Fund xhins i shkurtër me t-shirt të bardhë dhe xhaketë të hollë

(Kosova Sot Online)