Ja shenjat e horoskopit që shkojnë lehtë drejt divorcit

  • 30 August 2019 - 19:11
Ja shenjat e horoskopit që shkojnë lehtë drejt divorcit

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që shkojnë më lehtë drejt divorcit dhe duket se nuk e kanë problem. Jeni ju e këtyre shenjave?

Demi

Demët janë shenja më kokëfortë e horoskopit dhe për pasojë nuk duan t’ia dinë për njeri. Gjithmonë duan që të dalë e tyrja pa marrë parasysh se kush ka të drejtë.

Problemi te ta qëndron në faktin se Demët nuk mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre dhe sërish dëshirojnë që të vazhdon t’i duash.

Ujori

Ujorët kanë një zemër të madhe, por jo gjithmonë kanë vend për njeriun e papërshtatshëm. Nëse dikush i privon lirinë, Ujori mund ta divorcojë shumë lehtë. 

Shpirti i tyre i lirë i bën të paqëndrueshëm dhe asnjëherë nuk i bëjnë gjërat me detyrim apo sepse duhen bërë, shkruan “iconstyle”.

Peshqit

Peshqit bien në dashuri shumë shpejt pa marrë parasysh nëse personi në krah është i duhuri ose jo. Për pasojë edhe divorcet në këtë shenjë janë të shpeshta.

Ndodh shpesh që Peshqve t’ju kërkojnë divorcin, pasi janë shenjë e pavendosur.

(Kosova Sot Online)